June 23, 2021
Portali Shprehja

Sassoli: BE të mbajë premtimin për Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sasoli, bën thirrje për afrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Në një deklaratë për mediat gjermane ai thotë se zgjerimi i Bashkimit Europian mund të sjellë përfitime të mëdha si për rajonin ashtu edhe për Evropën në aspektin e sigurisë dhe paqes. Ai nënvizon që reformat e kërkuara duhet të përparojnë, por Brukseli duhet të mbajë premtimet e bëra.

“Zgjerimi mund të sjellë përfitime të mëdha si për rajonin ashtu edhe për Evropën. Ndihmon në sigurimin e një kontinenti të qëndrueshëm, të begatë dhe paqësor. Reformat duhet të përfundojnë ende në secilin prej këtyre vendeve, por Bashkimi Evropian duhet gjithashtu të mbajë premtimet e tij dhe të njohë progresin”.

Në të njëjtën linjë ishte një ditë më parë kryeministri shqiptar Edi Rama që në një intervistë për gazetën gjermane Bild kërkoi nga Bashkimi Europian të njohë progresin e bërë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Rama tha se Këshilli Europian e miratoi çeljen e negociatave që në 2018-ë, por për shkak të problemeve të brendshme të disa vendeve anëtare procesi u ndal.

Bashkimi Europian tashmë po kryen bisedime pranimi me Malin e Zi dhe Serbinë, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë kandidatë zyrtarë. Maqedonia e Veriut është e bllokuar për shkak të vetos së Bullgarisë. Bosnje-Hercegovina dhe Kosova deri më tani janë konsideruar kandidatë të mundshëm për negociata./tvklan

.

Të Ngjajshme

Ndryshimi i sistemit për dhënin e dokumenteve personale ka shkaktuar rrëmujë nëpër sportele

admin

Ekspertët: Maqedonia nuk duhet të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj BE-së

admin

Zaev dhe Rama kritikojnë funksionimin e BE-së

admin

Leave a Comment