March 21, 2023
Portali Shprehja

Scholz: Nuk shoh vullnet nga Putin për të negociuar për paqen në Ukrainë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka thënë se nuk ka asnjë vullnet nga ana e presidentit rus Vladimir Putin për të negociuar përfundimin e luftës në Ukrainë.

“Për momentin, për fat të keq, nuk shoh ndonjë vullnet nga presidenti Putin për të negociuar”, ka thënë Scholz duke shtuar se Ukraina duhet të vendosë se cilat kushte është gati të pranojë për paqen.

Duke u ndalur në temën e furnizimit me energji, Scholz shprehu besimin e tij se Gjermania do ta kalojë dimrin e ardhshëm shumë mirë, pavarësisht sfidave që kanë lindur si pasojë e luftës në Ukrainë.

.

Të Ngjajshme

Leximi është i mirë për shëndetin tuaj e sidomos para gjumit, por a e dini pse?

Kjo do ju interesoj më shum duhanpirësve! 10 ushqimet që pastrojnë trupin nga nikotina

Sonte zyrtarisht nis stina e pranverës

Leave a Comment