October 21, 2021
Portali Shprehja

Schweinsteiger zbulon sekretin e madh të karrierës: Më 2008 u nisa për tek Interi, por…

Bastian Schweinsteiger pothuajse u largua nga Bayern Munich në vitin 2008 dhe u transferua tek Interi. “Valixhet e mia tashmë ishin të paketuara për të udhëtuar drejt Milanos. Jürgen Klinsmann ishte trajner dhe Bayerni donte një lojtar tjetër, emri i të cilit ishte Aleksandr Hleb, – zbuloi kampioni botëror më 2014 të dielën në mbrëmje në ARD. – Futbollisti bjellorus, që kishte luajtur me Stuttgart, shkoi nga Arsenali te Barcelona për 17 milionë euro. Kjo është arsyeja pse unë qëndrova me Bayern Munich”.

Ish-mesfushori gjerman më pas fitoi tituj të shumtë me bavarezët, përfshirë Ligën e Kampionëve më 2013. Ai u largua nga Bayerni më 2015 dhe u transferua te Manchester United, pastaj e përfundoi karrierën me Chicago Fire dy vite më parë. Me Bayernin, Schweinsteiger e ka fituar titullin kampion tetë herë, Kupën e Gjermanisë shtatë herë dhe Ligën e Kampionëve një herë, në 500 ndeshje konkurruese gjithsej për këtë fanellë.

 

.

Të Ngjajshme

Dy lajme negative, një pozitiv dhe “rebusi” Ibrahimovic te Milani i Piolit!

admin

E paprecedentë! Presidenti i klubit të Bundesligës dhunohet nga tifozët kundërshtarë

admin

Capello lartëson Juventusin, tregon aftësinë kryesore të Allegrit

admin

Leave a Comment