January 31, 2023
Portali Shprehja

Së shpejti do të mësohet nëse Dimovski do të “shpëtojë” nga skandali me shtetësinë Onishçenkos

Gazetar: Adrian Kerimi

Pas festave do të vendoset nëse ish drejtori i ASK-së, Viktor Dimovski shkon ose jo ambasador në Francë. Qeveria do të duhet të vendos për fatin e tij, duke pasur parasysh dy situatat: kalimin e filtrave për përfaqësues diplomatik dhe skandalin me shtetësinë e spiunit rus deri sa Dimovski ishte në krye të sigurisë kombëtare. Për këtë të fundit, ndonëse nisi procesi i llogaridhënies në kuadër të Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e punës së ASK-së dhe Agjencisë së Zbulimit, Dimovski dha dorëheqjen vetëm pas seancës së parë.

Në vendin e tij u emërua Zarko Milloshevski, njeriut të cilit i qëndron nënshkrimi në dokumentin që vlerëson nivelin e kërcënimit të sigurisë nga ana e Oleksander Onishçenko. Në atë dokument, i cili u publikua në media dhe rrjete sociale, vlerësohet se Onishçenko nuk përbën element i cili cenon sigurinë dhe për të nuk ekzistojnë pengesa të këtij karakteri.

Skandali çoi në suspendim dy të punësuar në ASK për fatin e të cilëve nuk dihet më. Opozita akuzoi se Milloshevski ka krijuar komision të ri disiplinor për vërtetimin e përgjegjësisë, sipas tyre me njerëz të afërt me qëllim mbylljen e aferës pa pasoja juridike.

Zarko Milloshevski e gjeti ASK-në me mijëra kërkesa të pa proceduara për shtetësi edhe pse sipas ligjit brenda 6 muajve përgjigja duhet t’i jepet palës që kërkon statusin shtetas. Jo zyrtarisht mësohet se kreu i ASK-së do të bën një revizion për të gjitha kërkesat pas çka do të detektohen arsyet e mos procedimit. Nuk dihet nëse zvarritja e kërkesave në mënyrë jo ligjore do ta obligon Milloshevskin t’i nënshkruaj ekspres kërkesat që kanë bazë, apo palët do të njoftohen për rifillimin e procedurave. Në pozitën e drejtorit të ASK-së Milloshevski erdhi nga pozita e ndihmës-drejtorit në Sektorin për verifikime sigurie dhe NATO regjistrit. /Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Punët më të paguara në botë për 2023

Franca do të dërgojë edhe 12 “Howitzers” në Ukrainë

Rrëzohet helikopteri në Itali, humb jetën piloti 45-vjeçar

Leave a Comment