September 26, 2020
Portali Shprehja

Së shpejti konkursi për Avokatin e Popullit

Pas përfundimit të procedurave për formimin e komisioneve parlamentare, pritet të nisin procedurat për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, mandati i të cilit skadon në fund të dhjetorit.

Aleanca për Shqiptarët pretendon se ky pozicion duhet t’i takojë opozitës, në mënyrë që pushteti të mos e uzurpojë institucionin që sipas tyre, duhet të jetë zëri i qytetarëve.

“Përfundimisht ne duhet të krijojmë mundësi që pushteti mos të jetë absolut i pranishëm në çdo sferë të jetës politike. Është koha që në disa pozicione të ketë qasje edhe opozita, sepse në të kaluarën është parë se ky institucion nuk ka mundur të bëjë shumë, t’i mbrojë të drejtat e qytetarëve. Kemi rastin e protestave kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike dhe ky institucion do të duhej të ngriste zërin, të përfaqësonte një kërkesë të qytetarëve- deklaroi Flakron Bexheti, Aleanca për Shqiptarët.

BDI-ja nuk konfirmon zërat nëse do të insistojë që në këtë detyrë të vjen kandidati i tyre për kryeministër Naser Ziberi.

Ligji për Avokatin e Popullit në mënyrë të prerë thekson se Avokati i Popullit është organ i pavarur që i mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve kur ato shkelen nga institucionet. Avokat i Popullit mund të zgjedhet personi i cili plotëson kushtet për punë në administratë shtetërore, është jurist i diplomuar me mbi 9 vjet përvojë pune juridike dhe me aktivitet të dëshmuar në mbrojtjen e të drejtave të qytetarit.

Anesa Saliu

 

Të Ngjajshme

Covid-19, i rrezikshëm për të sëmurët e zemrës

admin

Shilegov: Rrënimi i objekteve pas koordinimit mes institucioneve

admin

“Kovid-19”, Filipçe: Nuk ka nevojë për masa kufizuese

admin

Leave a Comment