December 1, 2020
Portali Shprehja

Seanca gjyqësore për dhunën para Komunës Qendër vazhdon më 24 shtator

Seanca gjyqësore për dhunën para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013 do të vazhdoj më 24 shtator me fjalët përfundimtare të prokurorisë.

Gjyqi në seancën e sotme i hodhi poshtë si të pabaza kërkesat e palës mbrojtëse që gjatë gjykimit të dëgjohen më shumë dëshmitarë mes të cilëve edhe Ivica Konevski, Kirill Bozhinovski dhe peshkopi Agatangell.

Gjykatësi Dushko Josifovski tha se kërkesa për një pjesë të materialeve dëshmuese është e pranueshme, ndërsa kërkesat e sotme për dëshmitarë hidhen poshtë si të pabaza sepse nuk kanë të bëjnë me rrethana të reja.

Në këtë lëndë të inicuar nga ish-PSP-ja, që tani udhëhiqet nga Prokuroria e Shkupit, janë të akuzuar disa persona, mes të cilëve edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski (momentalisht në arrati në Hungari), ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova dhe persona të tjerë pjesëmarrës në protestat e dhunshme para Komunës Qendër në vitin 2013.

Të Ngjajshme

32 viktima dhe 336 raste të reja me COVID

admin

“Bota e Bibit” tani edhe në shqip

admin

Jep dorëheqje policja që u konfrontua me zyrtarin e BDI-së

admin

Leave a Comment