5.1 C
Skopje
December 11, 2019
Informacione Vendi

Seanca të reja gjyqësore për lëndët “Monstra”, “Maxhar Telekom” e “TNT”

Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot duhet të mbahen seanca të reja gjyqësore për rastet “Monstra”, “Maxhar Telekom” dhe “TNT”.

Gjykimi për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovës “Monstra” të Prokurorisë Publike gjendet në procedurë dëshmuese dhe nxirren dëshmi shtesë të propozuara nga prokuroria.

Për vrasjen e pesëfishtë që ndodhi shtatë vite më parë, ku u vranë të rinjtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Acovski dhe Aleksandar Naqevski, gjegjësisht peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm u dënuan Halil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Fejzi e Haki Aziri, si dhe Sami Luta.

Këtë lëndë e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa si përfaqësues të aktakuzës janë prokurorët Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.

Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut në dhjetor të vitit 2017 i liroi nga paraburgimi të akuzuarit Agim Ismailoviq, Haki Azirin, Sami Lutën dhe Fejzi Azirin dhe u caktoi masë të kujdesit. Pas shfuqizimit të aktvendimeve, rastin “Monstra” e ndërmoi PSP-ja dhe lënda është kthyer në gjykim të sërishëm.

Rasti kundër ish-drejtorit të përgjithshëm dhe financiar të Telekomit të Maqedonisë, Atila Sendrei dhe Rolf Pllat, si dhe dy personave të tjerë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe nënshkrim të marrëveshjeve fiktive për shërbime konsultative me kompanitë qipriote Maxhar Telekom” e udhëheq gjykatësja Lenka Davitkova, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Lile Stefanova.

Rasti gjendet në procedurë dëshmuese dhe merren në pyetje dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja. Gjykimi filloi në vitin 2011 dhe më pas rastin e mori PSP-ja. Tani lënda sërish është kthyer tek PTHP-ja.

Përveç Sandreit dhe Pllat, të akuzuar janë edhe Mihal Kefalojanos dhe Zoltan Keshius. Dyshohen se kanë nënshkruar marrëveshje fiktive për shërbime konsultuese me shtëpinë konsultuese qipriote “Çalteks holding limitid” dhe në këtë mënyrë i kanë dëmtuar Telekomin e Maqedonisë dhe Buxhetin e Maqedonisë së Veriut.

Lëndën “TNT” e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Burim Rustemi.

Për prishjen e kompleksit banesor-afarist “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canoski mes të akuzuarve janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili ndodhet në arrati në Hungari, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.

Sipas aktakuzës së PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011 kryen vepër penale nga urrejtja politike me rrënimin e kompleksit “Kosmos” të Fijat Canoski.

Artikuj të ngajshëm

BDI-ja diskuton dokumentet strategjike programore në prag të kongresit

shprehja

Grubi: Absurde është të diskutosh me tre maqedonas të drejtën e dhënë nga Zoti për të folur shqip

shprehja

Apel për ndihmë/ Vëllezërit 10 dhe 13 vjeç kanë nevojë për shërim

shprehja