September 26, 2020
Portali Shprehja

Seancë gjyqësore për rastin “Fortesa – Target”

Me dëshmitarë të cilët nuk ishin të pranishëm në seancat e kaluara, sot në Gjykatën penale Shkup, do të vazhdojë rasti kryesor gjyqësor për aferën e përgjimit, i njohur në opinion si “Fortesa – Target”. Në seancat e kaluara të kësaj lënde dëshmuan të punësuar në kompaninë Erikson, të cilët në dëshmitë e tyre cekën se për mirëmbajtje të sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK ata ishin organizuar në kujdestari, përkatësisht gjatë intervenimit të tyre në sistem çdoherë ka pasur përfaqësues të DSK-së.

Pas përfundimit të këtij grupi të dëshmitarëve, të cilët për shkaqe të ndryshme nuk u paraqitën në seancat e kaluara, në radhë do të jenë gazetarët dhe biznesmenët. Prokurorja Lençe Ristovska për MIA-n deklaroi se për maksimum 2-3 seanca do të fillojnë me prezantim të personave të dëmtuar si dëshmitarë në lëndën “Fortesa – Target”.

Të akuzuar kryesorë në këtë lëndë janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe ish-ministrja e Punëve të brendshme, Gordana Jankullovska, përkatësisht disa të punësuar në ish-DSK-në.

Procesin gjyqësor e udhëheqë gjykatësja Xheneta Begoviq dhe Vlladimir Tufegxhiq. Ndërsa aktakuza është e përfaqësuar nga treshja e prokurorëve Trajçe Pelivanov, Lençe Ristovska dhe Artan Ajro.

Të akuzuarit në këtë rast sipas aktakuzës ngarkohen se në periudhën 2008-2015 në mënyrë ilegale kanë përgjuar mbi katër mijë numra telefonik. Gjykimi për lëndën “Target – Fortesa” ka filluar më 22.12.2017 dhe ende është në fazën e procedurës dëshmuese.

Të Ngjajshme

Ndalohen 5 persona për sulmin ndaj policëve në Veles

admin

Pahor: Të mos shtyhet fillimi i negociatave, konferenca ndërqeveritare të mbahet sa më parë

admin

Ish-kreu i Supremes, në bankën e të akuzuarve

admin

Leave a Comment