0 C
Skopje
December 14, 2018
Inspirime Shprehja

Secili në Tokë ka pjesën e tij të qiellit

0Një ditë me vranësira, vetëtima e bubullima, elefanti kishte dalë në kërkim të ushqimit në xhungël. Teksa ecte lart e poshtë, ai pa një harabel të vogël, i cili sa herë që dëgjonte bubullimat e rrufesë, shtrihej në shpinë dhe ngrinte lart këmbët e tij të holla, sikur të mbante diçka me to.
Kjo sjellje i bëri përshtypje elefantit tonë dhe pasi iu afrua e pyeti:”Çfarë bën ashtu more harabel?! Përse i ngre këmbët dhe bëhesh për të qeshur?”
Harabeli iu përgjigj:”Po mundohem me sa mundem që duke i vënë këmbët qiellit, të mbroj tokën nga ndonjë shembje e tij! Këtu jetojnë shumë gjallesa dhe ato duhen mbrojtur!
Elefanti qeshi me sa forcë kishte dhe i tha:”Këmbët e tua të vockla do të mbajnë qiellin e pafund për të mos u shembur mbi tokë?!”
Harabeli iu përgjigj:”Eh more elefant! Secili prej nesh ka pjesën e tij të qiellit për të mbajtur dhe unë po mbaj pjesën time. Nëse ti dhe të tjerët mbajnë pjesën e vet, qielli nuk kishte përse të shembej dhe të shkatërrojë jetën e tokës!”

Artikuj të ngajshëm

Kur bariu i kishte lidhjet e forta me Krijuesin Gjithesise – Allahun xh.sh…..!

shprehja

Prekëse/ Kjo është poezia e fundit që shkroi Dritëro Agolli para se të vdiste

shprehja

Dy komplekse te shqiptarët

shprehja