9 C
Skopje
April 15, 2019
Informacione Rajoni dhe Bota

Sejdiu: Mustafa i ka humbur të gjitha zgjedhjet që kur është në krye të LDK-së

Tact

Në emisionin Pressing të Televizionit 7, Sejdiu thotë se nuk ka pasur asnjë problem personal me Mustafës, dhe e ka uruar kur është zgjedhur kryetar i LDK-së.

“Unë nuk kam asgjë personale. Në ju kujtohet, në Kuvendin e 7, Mustafa i ka marrë ato vota, unë në mënyrën më të njerëzishme e kam uruar”, ka thënë Presidenti Sejdiu.

Mirëpo, ai thotë se Mustafa duhet të jetojë me projektin e tij, e të mos pres që tjerat parti të bëjnë gabime, që LDK të fitojë.

Sipas Sejdiut, Mustafa i ka humbur të gjitha zgjedhjet në të cilat ka marrë pjesë që kur është zgjedhur në krye të LDK-së.

“Ai ka humbur zgjedhjet e 2010, ka humbur Prishtinën në 2013. Nuk duhet të jetoj në pritjet e gabimeve të tjerëve, por duhet të jetojë në projektin e vetë”, ka thënë Sejdiu.

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Edhe një anketë se kush mund të fitojë zgjedhjet?

shprehja

Reka: Manastiri, qytet i zbrazur dhe kjo është brengosëse

shprehja

Ahmeti në Saraj: Me 21 prill ju ftoj që të votojmë për koncept, për një filozofi të re, për një koncept që shqiptarët i lartëson

shprehja