February 2, 2023
Portali Shprehja

Sekreti i Haaland-it: “E urrej stresin dhe tensionin, kështu e kam mundur”

Erling Haaland, sulmuesi i Manchester Cityt është protagonisti i revistes GQ Italia kushtuar sportit. Në intervistën e kopertinës, Haaland ndan shpresat e tij për të fituar Ligën e Kampionëve me Qytetarët, por edhe aspiratat e tij për të ndihmuar Norvegjinë të kualifikohet në Kupën e Botës 2026, duke treguar gjithashtu se sa shumë meditimi e ndihmon atë të menaxhojë stresin.

“Do të përpiqem të kthej renditjen permbys sepse dua të fitoj trofe me Cityn. Nëse gjithçka shkon siç duhet, qëllimi im është të fitoj Ligën e Kampionëve. Kombëtarja? Norvegjia është një komb i vogël, 5.5 milionë banorë, nëse jo më pak.

Prandaj, ne nuk jemi ndër më të mëdhenjtë. Gjithsesi, në Kupën e Botës shihni ekipe kombëtare të vendeve të vogla të afta për të arritur suksese të mëdha, kështu që një tjetër synim personal është kualifikimi në Botërorin 2026. Të luash në të njëjtën skuadër si babai është diçka e veçantë”.

Haaland: “Topi i artë? Nuk ka kuptim të mendosh për të. Të duhet punë në terren dhe rezultate për të përfunduar në listë. Meditimi është një armë kundër stresit”
“Të gjithë do të dëshironin të fitonin Topin e Artë, por të mendosh për të nuk ndihmon.

Paraqitjet pozitive dhe fitimet e trofeve do të jenë të rëndësishme për të përfunduar në listë. Një shembull është De Bruyne që zuri vendin e tretë, por nuk ka kuptim duke u fokusuar në mendime të tilla.

Si mund ta mposht stresin dhe tensionin? Akumulimi i shumë tensionit nervor nuk është i mirë për askënd. Meditimi vërtet shërben për të hequr çdo mendim shqetësues. Më ka funksionuar gjithmonë”. Më tej, Haaland saktëson: “Gjëja më e rëndësishme në jetë për mua është gjumi, jo vetëm shumë orë, por edhe gjumë i mirë. Jam shumë i kujdesshëm që të bej gjumë rehat”.

.

Të Ngjajshme

Magjistari i Marokut, driblime alla play station duke çuar majtas dhe djathtas mbrojtësin para golit! Luis Enrique e kishte parashikuar (PAMJET)

admin

UEFA ka ligje të caktuara, Chelsea ka shpenzuar thuajse 400 mln euro por në Champions duhet t’i përgjysmojë!

admin

Numri “1” i futbollit spanjoll sulmon Premier League: “Doping financiar, do vijë momenti që…”

admin

Leave a Comment