November 29, 2021
Portali Shprehja

Seksi para martesës dhe tradhtia dënohen me burgim – Cili është ky shtet?

Kur vizitoni shtete të tjera, është gjithmonë mirë të lexoni rreth ligjeve të atij shteti në mënyrë që të mos futeni në probleme, shkruan lajmi.net.

Mirëpo në disa shtete, si Maroku, është mirë që të lexoni ligjin MIRË para se të vendosni se a doni ta vizitoni!

Tact Watches

Një prej ligjeve të cilët janë shumë të rëndësishëm për tu respektuar është rregullorja e raporteve intime. Është rreptësisht e ndaluar të bëni seks para martesës ose të tradhtoni.

Të dyja këto shkelje janë të dënueshme me burgim. Edhe pse kjo rregullore aplikohet edhe për të huajt që janë duke vizituar shtetin, nuk është aq strikte sa për personat që jetojnë aty.

Në rast se jeni mysliman, atëherë do të futeni në më shumë telashe sesa personat që janë besimtarë të feve të tjera.

Gjithashtu nëse personi me të cilin keni kryer marrëdhënie është na Maroku, atëherë pasojat do të jenë më të mëdha.

Për shtetasit e Marokut është e pamundur të rezervojnë një dhomë në hotel, motel apo një apartament me partnerin pa iu dhënë dokumentin e martesës.

Nëse një person nga stafi e mundëson për një çift që të rezervojnë një dhomë pa treguar dokumentin e kërkuar, atëherë të tre do të dënohen me burgim.

Dhe bëni kujdes, në ligjin Marokian është e cekur se injoranca nuk është arsyetim. Pra, edhe nëse nuk e keni dikur këtë ligj, ju do të dënoheni njësoj dhe nuk do të keni lehtësim të dënimit! /Lajmi.net/

Të Ngjajshme

Nuk është Covid, kjo është fjala më e kërkuar në internet për vitin 2021

admin

Shoferët e BMW dhe Audi kanë më shumë gjasa të jenë psikopatë

admin

Mbretëresha Elizabeth u përgjigjet në telefon vetëm këtyre 2 personave – Kush janë ata?

admin

Leave a Comment