October 21, 2021
Portali Shprehja

Sela paralajmëron shumicë të re parlamentare pas zgjedhjeve lokale

Pas zgjedhjeve lokale është e mundur shumicë e re parlamentare. Këtë e paralajmëron kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në kuadër të debatit zgjedhor në Magazinën Ekonomike në Alsat. Sipas tij, pas 17 tetorit LSDM-ja dhe BDI-ja do ta humbin legjitimitetin nga qytetarët, raporton Alsat.

Shumicë e re parlamentare është e mundur pas zgjedhjeve sepse LSDM-ja dh BDI-ja do t’i humbin zgjedhjet dhe me këtë e humbin çdo kredibilitet moral për të vazhduar dhe për të qeverisur me popullin. Atyre do u merret pushteti me votë në zgjedhjet lokale dhe natyrisht pritjet e opozitës janë që të ketë Qeveri të re”, tha Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.

Paralajmërimet e kryeministrit Zoran Zaev për zgjerim të shumicës parlamentare dhe shkëputje të mundshme të Alternativës nga koalicioni, Sela i cilësoi si frikë e kryeministrit nga humbja e pushtetit.

Ai për të parandaluar zbrazjen e pishinës qeveritare mundohet të na bind se do të ketë zgjerim. Unë nuk e di tani se nuk mund të flas për të tjerët. Nuk kam të drejtë të flas në emër të një kryetari tjetër partie. Ne me Alternativën jemi në koalicion, nuk kemi marr peng dikë”, pohoi Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.

Sela foli edhe për heqjen e 20% nga Kushtetuta.

Askush nuk ka drejtë tjetrit përmes një definicioni kushtetues ose ligji t’ia ndryshojë gjuhën si e quan. Definicione të shtira që realisht kanë për qëllim që ta bëjnë të përkohshme. Kjo është ideja e kushtetutës”, theksoi Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.

Duke folur për sondazhet, sipas Selës anketat e brendshme të ASH-AAA-së koalicionin opozitar e nxjerrin fitues në shumicën e komunave shqiptare./Alsat/

Të Ngjajshme

Policia me detaje për aksidentin në hyrje të Tetovës, një person ka humbur jetën

admin

Hoxha: Nuk jemi kundër që Alternativa të jetë në qeveri, edhe nëse e mbështesin Teuta Arifin në Tetovë

admin

Kapet dorë në rrugën Prilep-Manastir, arrestohet shoferi

admin

Leave a Comment