November 27, 2020
Portali Shprehja

Selmanaj thotë se do të bie Qeveria nëse s’kalon Rimëkëmbja

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Dritan Selmanaj, ka thënë në T7 se nëse dështon kalimi i Projektligjit për Rimëkëmbje atëherë i humb kuptimi kësaj qeverie.

Selmanaj ka thënë se votimi i këtij projektligji duhet të ndodhë brenda një afati optimal.

“”Nëse nuk kalon Projektligji për Rimëkëmbje atëherë i humb kuptimi qëndrimit të kësaj qeverie”, tha Selmanaj.

“Ligji për Rimëkëmbje është krucial për këtë qeveri”, shtoi ai.

Gjithsesi Selmanaj ka përmendur edhe si arsye për moskalim të këtij ligji edhe mungesat e shumta të deputetëve në votimet dhe mos arritja e kuorumit të nevojshëm për tu hedhur në votim ligji.

Ligji për Rimëkëmbje ka 7 herë që dështon të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

Të Ngjajshme

Kurti: Njëherë zgjedhjet, pastaj të vendoset për presidentin

admin

Ujku i futet kosovarit brenda në banjo, shikoni momenti kur nxirret jashtë (VIDEO)

admin

Eksperti amerikan: Ja përse Vjosa Osmani duhet të drejtojë shtetin në 5 vitet e ardhshme

admin

Leave a Comment