February 26, 2021
Portali Shprehja

Serbët marrin në pyetje bosin e drogës së Ballkanit – Iliria News Agency

Naser Kelmendi, i njohur si bosi i drogës në Ballkan, u arrestua dje në Loznica të Serbisë. Ai është marrë në pyetje ndërsa zyrtarisht motivet e arrestimit nuk dihen. Mediat serbe shkruajnë se policia ishte e interesuar për arsyen e ardhjes së Kelmendit në Serbi, ku po rrinte dhe sa kohë kishte planifikuar të qëndronte.

“Momenti i arritjes së Kelmendit në Serbi është interesant, sepse bashkëpunëtorët e tij janë arrestuar në dy muajt e fundit” i tha një burim medias serbe, Kurir.

Po sipas të njëjtit burim, Kelmendi po vihet në kontakt me klanin Kavac dhe Darko Elez, i cili u arrestua në Beograd në fund të vitit të kaluar me një urdhër nga Bosnja.

“Ai konsiderohet si një nga bosët më të mëdhenj të nëntokës Ballkanike dhe kjo është arsyeja pse prania e tij në Loznica është shumë interesante për shërbimet e sigurisë” thuhet më tej në shkrim. Naser Kelmendi i arrestuar dhe dënuar disa herë, madje i futur në listën e zezë të SHBA-së njihet si bosi i drogës në Ballkan.

Të Ngjajshme

I infektuar me COVID/ Humb jetën mjeku nga Berat. Ishte i shtruar prej ditësh te Infektivi – Iliria News Agency

admin

S’janë respektuar masat – Iliria News Agency

admin

S’e shpjegoj dot si mund të votohet akoma kjo qeveri! – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment