U luajt sfida dramatike, me përmbysje spektakolare të rezultatit mes Kamerunit dhe Serbisë, të cilat përballeshin në xhiron e dytë të Kupës së Botës, në grupin G. Barazim 3-3, që e lë gjithçka hapur për ndeshjet e fundit të këtij raundi. Të dyja kombëtaret humbën në debutimin e tyre në “Katar 2022”. Skuadra afrikane u mund 1-0 nga Zvicra, ndërsa Milinkovic -Savic dhe shokët e tij përfunduan të likujduar 2-0 kundër Brazilit.
Ekzistonte vetëm një precedent midis “luanëve të paepur” të Song dhe kombëtares së Stojkovic: ndeshja miqësore e vitit 2010 në Beograd, e fituar nga Serbia 4-3. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Brazili e Zvicra, që do të përballen sot direkt për kreun në orën 17:00.
Vlahovic e nisi sërish në stolin e Serbisë, siç ka ndodhur tashmë ndaj Brazilit, ndërsa Kostic më në fund ishte startues, pas rikuperimit nga një problem muskulor. Titullar luajti edhe Sergej Milinkoviç-Savic i Lazio, i cili po përballej me dhimbjet e kyçit të këmbës. Ai madje shënoi gol.
Te Kameruni, 29-vjeçari Epassy, portieri i Abha Arabs, zëvendësonte Onanën e pezulluar për arsye disiplinore nga trajneri Song. Në mesfushë ishte napolitani Anguissa, ndërsa qendërsulmues luajti Choupo-Moting i Bayern Munich, që shënoi golin e tretë dhe të barazimit 3-3.
Kronologjia e lojës:
11’ – Serbia një hap larg portës. Frymëzimi vjen nga Mitrovic, i cili driblon Nkoulou dhe gjuan një goditje diagonale në shtyllë.
17’ – Mitrovic, çfarë gabimi! Rrëmujë mbrojtëse e Kamerunit në zonë, përfiton Mitrovic, që me topin në këmbë, pak metra larg portierit kundërshtar, gjuan jashtëzakonisht keq me të djathtën.
19’ – Rasti i parë i Kamerunit, që bëhet i rrezikshëm. Diagonale nga Kunde dhe devijim për në këndore nga Vanja Milinkovic-Savic.
29’ – Kameruni kalon në epërsi. Goditje nga këndi, gjuan me kokë dhe tund rrjetën Castelletto nga disa hapa larg.
KLIKO – Kamerun-Serbi 1-0, Jean-Charles Castelletto zhbllokon shifrat në 29′
39’ – Reagimi i Serbisë vjen me gjuajtjen e Tadic në përfundim të një aksioni të rrjedhshëm. Megjithatë, flamuri i linjës ngrihet lart për të sinjalizuar pozicion jashtë loje.
KLIKO – Kamerun-Serbi 1-1, Strahinja Pavlovic barazon shifrat në 45+1′
45’+1′ – Barazon Serbia. Goditje e lirë nga Tadiç drejt zonës së Kamerunit dhe goditje me kokë e Pavlovic, që shënon në portën e Kamerunit.
45+3′ – Milinkovic Savic përmbys gjithçka. Shënon dhe e dërgon Serbinë me avantazhin 2-1 në dhomat e zhveshjes, në fund të pjesës së parë.
Pjesa e dytë është e zjarrtë, pasohet me ritmin e golave të shtesës së fraksionit të parë. Fillimisht janë serbët që gjejnë golin e tretë me anë të Mitrovic në 53’. U duk se historia e kësaj sfidë u mbyll këtu, por kamerunasit nuk dorëzohen.
Reagimi i tyre është shembullor. Fillimisht ngushtopjnë shifrat në 3-2 me anë të V. Aboubakar 64’, pastaj barazojnë ghjithçka (3-3) me E.Choupo-Moting në 66’. Pra, kundërpërgjigja është “flakë për flakë”, si ajo që bëri Serbia në kohën shtesë të pjesës së parë.
Dy gola “ekspres” të Kamerunit, që e kthen ndeshjen në pikën zero për nag aspekti rezultativ. Skuadrat nisin përpjekjet tashmë për t’i rrëmbyer fitoren njëra-tjetrës.
53’ – Goli i tretë për Serbinë. Nga një top i humbur nga Kameruni në mesfushë, nis aksioni i shkëlqyer koral i ballkanasve. Mitrovic e përfundon kundërsulmin duke shënuar në portën e afrikanëve
KLIKO – Kamerun-Serbia 1-3, Aleksandar Mitrović realizon në 53′
63’ – Goli i Kamerunit rihap ndeshjen. Aboubakar shënon gol të bukur. Arbitri fillimisht e anulon për pozicion jashtë loje me sinjalim të anësorit, më pas VAR certifikon golin e regullt. Rezultati tani është 3-2 për Serbinë.
KLIKO – Kamerun-Serbia 2-3, Vincent Aboubakar realizon gol të bukur në 63′
6’ – Barazimi i bujshëm i Kamerunit: 3-3. Aksion i fotokopjuar krahasuar me tre minuta më parë. Kamerunasit i falen Aboubakar, që sapo kishte realizuar golin e dytë. Ai asiston Choupo-Moting që barazon shifrat. Përmbysje e pabesueshme në pak minuta, ekuilibër rezultativ.
KLIKO – Kamerun-Serbia 3-3, Eric Maxim Choupo-Moting barazon shifrat në 66′
.