17.2 C
Skopje
May 24, 2019
Tech

Sërf edhe kur nuk ka dallgë, shpikja më e re e francezit

Tact

Tavolina elektrike e sërfit ngrihet mbi ujë falë një hidrofoili, një krahu që zhytet nën ujë në fund të një timoni, që e lejon tavolinën të qëndrojë mbi ujë dhe përdor elektricitetin në vend të fuqisë së dallgës për të ecur përpara.

“Avantazhi është që ajo konsumon shumë pak energji krahasuar me motorizimin konvencional, e më pas ky dimension i tretë që ne nuk e shohim në sporte të tjera. Ne mund të shohim diçka të ngjashme te sërfi me balonë, sërfi me erë apo thjesht sërfi, por tani ne kemi një motor elektrik që na jep liri totale për të shkuar atje ku duam”, tha Christophe Defrance.

Mbi një tavolinë sërfi duket sikur ecën mbi ujë, por me këtë shpikje të re duket sikur fluturon mbi ujë, pa as më të voglën zhurmë. Është një ndjesi krejt e re, që Defrance shpreson se do të ngjallë shumë interes.

Mbi motor mund të vendosësh tavolina të përmasave të ndryshme, e mund të marrësh mbi të edhe fëmijët, nëse do. Përveç të tjerash, tavolina është edhe e sigurtë, sepse ka një qark të shkurtër. Në momentin që nuk ka asnjë njeri mbi tavolinë, ajo ndalon menjëherë duke evituar aksidente të mundshme.


Top Channel

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Elon Musk çon në hapësirë 60 satelitët e parë për internet të shpejtë

shprehja

“Huawei”, nisin pasojat e para të kufizimeve nga SHBA

shprehja

Studentët krijojnë një qen-robot, i cili mund të kërcejë, të rrokulliset dhe hidhet!

shprehja