June 5, 2023
Portali Shprehja

Seria A sfidon Liverpoolin, operacion me kost 45 milionë euro

Ka bërë 50 paraqitje këtë sezon edhe pse është vetëm 22 vjeç: Gonçalo Inacio tani është bërë një element kryesor i Sporting. por e ardhmja e tij mund të jetë larg nga Lisbona.

Me klubin portugez ai tashmë ka fituar një vend si titullar, por paraqitjet e shkëlqyera të grumbulluara me klubin luzitan e kanë lejuar të debutojë me kombëtaren portugeze, por edhe të tërheqë interesin e klubeve të mëdha europiane.

Në fakt, nga Portugalia nënvizojnë sesi qendërmbrojtësi i lindur në Almada ka përfunduar në shënjestrën e klubeve angleze dhe italiane.

Futbollisti i datëlindjes 2001, sipas A Bola, ndiqet me shumë vëmendje nga Liverpooli, por në gjurmët e tij ka edhe klube të Serisë A.

Klubi anglez po kërkon të përfocohet pas një sezoni zhgënjyes dhe Klopp synon me këmbëngulje qendërmbrojtësin. Nga Portugalia, megjithatë, nënvizojnë sesi Sporting është i gatshëm të “djegë” lëvizjet e blerësve.

Në fakt, luzitanët synojnë të rinovojnë kontratën e mbrojtësit, që aktualisht skadon në vitin 2026, duke rritur klauzolën e lirimit aktualisht në fuqi dhe duke e çuar atë nga 45 në 60 milionë euro.

Një lëvizje që do të komplikonte planet e klubeve italiane. Ka disa klube që kanë nevojë për një qendër mbrojtëse. Interi mund të mendojë për të, duke pasur parasysh lamtumirën e Skriniar.

Megjithatë, duket e komplikuar që zikaltrit të paguajnë një shumë të ngjashme, por kualifikimi në Champions League dhe një triumf në kompeticionin më të lartë europian mund të garantojnë një thesar shumë të rëndësishëm për klubin milanez.

Edhe Juventusi, duke pasur parasysh dëmtimet e ndryshme në mbrojtje, mund të hidhej në sulm për lojtarin, por mospjesëmarrja në kupat e Europës do të komplikonte gjithçka. Roma po kërkon një qendërmbrojtës mëngjërash, si Inacio, por kostot duken të mëdha për verdhekuqtë.

Situata mund të jetë ndryshe për Napolin, veçanërisht nëse do të shitej Kim. Shumë klube Premier e pëlqejnë lojtarin korean. Lamtumira e tij, me një fitim kapital pasues, do ta bënte klubin blu të kërkonte një zëvendësues dhe portugezi mund të ishte emri i duhur.

Një klub që ndoshta mund të përpiqet ekonomikisht të arrijë këtë shifër është Milani, por përforcimi i këtij roli nuk është prioritet për kuqezinjtë duke pasur parasysh boshllëqet në mesfushë: prandaj, është e vështirë që një shifër e tillë të investohet për një qendërmbrojtës.

.

Të Ngjajshme

IBRA I JEP LAMTUMIRËN FUTBOLLIT! Tonali në lot, San Siro emocionohet. “Nuk mund të marr frymë…” (VIDEO)

admin

Alderweireld në minutën e 94-të me eurogol, Antwerp i Van Bommel është kampion i Belgjikës pas 66 vitesh (VIDEO)

admin

Legjenda e United vulos finalen e Champions: “Do të më djegë po City ngre Tripletën sivjet, Interi ekip me 12 humbje në kampionat”

admin

Leave a Comment