April 2, 2023
Portali Shprehja

SERIE A: Lazio fiton dy derbe brenda 1 sezoni pas 11 vitesh! I kuq, raste, gol i anuluar dhe VAR. Roma dorëzohet pas 96′

Pas 11 vitesh, Lazion arrin te munde ne te dy ndeshjet mes fazes se pare dhe te dyte Roma-n, me rezultatin e njejte 1-0. Nje sfide e vendosur nga Mattia Zaccagni ne pjesen e dyte. Nje fitore qe e con Lazion keshtu momentalisht ne vendin e dyte ne renditje me 52 pike…

Prag ndeshja – Maurizio Sarri rreshtoi skuadrën e tij me 4-3-3, duke vendosur një mbrojtje përballë Provedel me Marusic, Casale, Romagnoli dhe Hysaj. Cataldi në mes të fushës, me Milinkovic-Savic dhe Luis Alberto në të dyja anët. Felipe Anderson numer 9 fals, në një treshe të plotësuar nga Pedro dhe Zaccagni.

Mourinho iu pergjigj me një 3-4-2-1, me Rui Patricion në mes shtyllave dhe përballë tij Mancini, Smalling dhe Ibanez. Katër mesfushore, me Cristante dhe Wijnaldum në mes, ndërsa Zalewski dhe Spinazzola në pjesën e jashtme. Mes linjave Dybala dhe Pellegrini, pas sulmuesit të vetëm Belotti.

Pjesa e pare – Derbi i Romes eshte ndezur menjehere me polemika pasi skuadra verdhekuqe e Jose Mourinhos – qe sot eshte i skualifikuar dhe as ne tribune  por ne dhomen e tij private ne stadium – ka mbetur me dhjete futbolliste. E gjitha ka ardhur per shkak te dy faullash te rende te Ibanez.

I KUQI PER IBANEZ – VIDEO

Mbrojtesi verdhekuq fillimisht ka nderprere nje kundersulm te Lazios dhe ne minuten e 32-te te ndeshjes ka bere nje tjeter gafe te madhe pasi ka humbur top para zones se Lazios, ka shkaktuar faull per te penguar kundersulmin e Milinkovic-Savic. Per arbitrin Massa asnje dyshim: kartoni i dyte i verdhe…

Megjithate, ne pjesen e dyte, pas shume e shume tentativash dhe nje Rui Patrcio te mrekullueshem ne porten e Roma-s duke shmagur golat, Lazio ka gjetur avantazhin me ane te Zaccagni. Pasi topi i del ne hyrje te zones, ai futet ne diagonale dhe me kemben e djathte leshon nje trajektore te pakapshme qe prehet ne rrjete pas kraheve te Rui Patricio…

GOLI I ZACCAGNI – VIDEO

Kalojne vetem 60 sekonda nga ai gol dhe Roma ne nje goditje standarte dhe rremuje brenda zone do te gjete golin e 1-1 qe ne fakt eshte autogol, por VAR kthen gjithcka dhe e ben te pavlefshem pasi Smalling eshte ne pozicion te parregulltne deijimin e tij vendimtar.

GOLI I ANULUAR I ROMA-s – VIDEO

.

Të Ngjajshme

Donadoni këshillon Leao-n: “Ja çfarë i mungon për të qenë kampion”

admin

“Nuk mund të ndodhë”, Klopp: Nuk di si ta shpjegoj atë që ka ndodhur

admin

Elche-Barça 0-1 pas 45′, akush si Lewandowski në La Liga (Pamjet)

admin

Leave a Comment