6.1 C
Skopje
December 6, 2019
Informacione Vendi

Sërish ‘kacafytje’ mes dy partive shqiptare në Qeverinë e Zaevit

Përplasje dhe reagime mes partish për të përvetësuar meritat për Teatrin Shqiptar të Shkupit. Pas fotografimit të zv/kryeministrit Bujar Osmani në teatër ku shkroi shprehjen e famshme BDI-U tha, u bë, reagoi Alternativa. Skender Rexhepi-Zejdi thotë se Alternatiiva ka arritur që për një vit e gjysmë të rindërtoj Teatrin e Shkupit, gjë që BDI nuk arriti ta ndërtojë për vite me radhë. “Megjithatë nuk është hera e parë që zyrtarët e BDI-së i keqpërdorin sukseset e tjerëve për nevojat e tyre të politikës ditore. Ka pasur mjaft kohë BDI-ja që të rikonstruojë teatrin shqiptar, këtë çerdhe të kulturës shqiptare, por ja që nuk kanë pasur kohë sepse kanë qenë të zënë me interest e tyre personale. Për njëvjet e gjysmë gjatë Qeverisjes së Alternativës janë zhvilluar, më shumë se 50% të punimeve e mjaftueshme për kontributin e çdokujt”, potencoi Skender Rexhepi – Zejdi nga Alternativa. Aktori Ylber Murtezi, megjithatë mendon se këto konflikte në fund të ditës janë në dëm të aktorëve dhe publikut. Nëse Bujar Osmani thotë U tha, u bë, Murtezi, U tha, nuk u bë. “Gjithë kjo golgotë nga 2013 deri tash 2019, se çdo vit “u bë” e nuk është bërë, “u bë” nuk është bërë dhe besoj se është çështje javësh që objekti të hapet. Nëse dikush ka kontribuar që të përshpejtohet puna dhe procesi i ndërtimit të teatrit, këtë publikisht po e them, është Ylber Murtezi që ka bërë presion nëpërmjet mediave, që sa më shpejt të ndërtohet ky teatër dhe personalisht ish-ministri i kulturës Asaf Ademi, që e mori iniciativën dhe e vizitoi teatrin, që kjo punë të kryhet sa më shpejtë. Nuk del në media ai që e ka kryer punën realisht ish-ministri Asaf Ademi, dhe shkon dikush tjetër që nuk i takon është zv.kryeministër dhe bën fotografi në tetaër”, theksoi Ylber Murtezi, aktor. Sipas drejtorit të Teatrit Shqiptar, Adem Karaga, kjo çëshjte nuk nuk duhet të politizohet dhe thotë se kjo betejë është e pakuptimtë. “Ne nuk i përkasim fort këtyre luftërave, teatri i përket publikut dhe artdashësve. Unë nuk dua të hyj në mesin e kësaj beteje, për mendimin tim të pakuptimtë. Po insistoni shumë për një datë. Kemi insistuar qe sa vite. Ju thash presim në mënyrë zyrtare nga organet kompetente të bëhet pranim-dorëzimi, sepse nuk duam që nesër të bëjmë një çështje që nesër do të mund të na vendosi para shumë përgjegjësive, të cilat duhet tu përkasin planeve dhe njerëzve kompetentë, për mbarëvajtjen e punës në atë teatër”, u shpreh Adem Karaga, drejtor i Teatrit. Por nënkryetari i LSDM-së i qetëson të gjithë duke ju thënë se këto janë të arriturat e Qeverisë me në krye kryeministrin Zoran Zaev.
“Punë edhe tjetër që më irritoi në opinion këto ditë ishte edhe lëvdata e zv/kryeministrit Osmani, me Teatrin shqiptar edhe absolutisht është një proverbë, një fjalë popullore thotë “me atë që dhija krenohet, delja turpërohet”, tha Muhamed Zekiri nga LSDM.
Fillimi i rikonstruimit të Teatrit Shqiptar nisi në janar të vitit 2014, në prani të kryeministrit tashmë të arratisur Nikolla Gruevski, zëvendëskryeministrit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi dhe ministres së Kulturës Elizabeta Kamçeska-Milevska. “Për këtë qëllim Qeveria dhuroi rreth 500 milionë denarë ose rreth 8 milionë euro me të cilat do të realizohej projekti më i madh që nga themelimi Teatrit shqiptar në Maqedoni. Edhe pas 5 vitesh ndonëse punimet kanë mbaruar, Teatri i Shkupit ende nuk është përuruar zyrtarisht.TV21

Artikuj të ngajshëm

Sonte fillon “Winterland 2020” në Shkup, ndriçohet pema e Vitit të Ri

shprehja

Ahmeti takoi ambasadorin gjerman: BDI po ripërtërihet!

shprehja

Vrasja te nënkalimi në Prishtinë, i akuzuari i kërkon falje familjes së të ndjerit

shprehja