June 3, 2023
Portali Shprehja

Sërish rritet çmimi i naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,40% në raport me vendimin e datës 27.7.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 0,344 %, te nafta ka rritje për 1,336 %, te vaji ekstra i lehtë ka ulje për 0,95 % dhe te mazuti ka rritje për 1,137% .
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe të EUROSUPERIT BS-98 nuk ndryshojnë, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) rritet për 1,50 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 0,50 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,503 den/kg dhe tani do të jetë 53,343 den/kg.

Nga data 2.8.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 95,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 98,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 95,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 94,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 53,343 (denarë/kilogram)

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,484%.

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 2.8.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

Të Ngjajshme

Protestuesit serbë në Zveçan me pankarta “Nuk do të na dëboni…”

Nis debati për veriun, Kurti i pari u drejtohet deputetëve

Kurti në Kuvend: Jepjani mbështetjen Policisë e cila është në vijë fronti me milicinë fashiste

Leave a Comment