August 14, 2022
Portali Shprehja

Serwer- senatorit amerikan: Vuçiq të tha ta telefonoje pas 60 ditësh, a është përgjigjur?

Në muajin prill, në Kosovë dhe Serbi kishin qëndruar për vizitë një grup senatorësh amerikanë. Një ndër ta kishte qenë edhe Chris Murphy i cili kishte ardhur për të disatën herë në rajon. Në bisedën që kishte pasur në Beograd me presidentin e Serbisë, ky i fundit i kishte thënë senatorit amerikan se duhej ta telefononte pas 60 ditësh për çështjen e qëndrimit të Beogradit karshi Rusisë, raporton Express.

Këtë gjë është kujdesur që t’ia rikujtojë Murphyt, analisti amerikan, Daniel Serwer, duke i thënë Murphyt nëse ka biseduar me Vuçiqin dhe nëse ky i fundit është përgjigjur në pyetjen se “ a do të qëndroni me kombet demokratike dhe do të sanksiononi Rusinë, apo do të vazhdoni të luani me të dyja palët?”, raporton Express.“Chris Murphy, Aleksander Vuçiq tha se duhet ta telefononi për 60 ditë, që ishte javën e kaluar. A i është përgjigjur ai pyetjes suaj, e cila ishte: “a do të qëndroni me kombet demokratike dhe do të sanksiononi Rusinë, apo do të vazhdoni të luani me të dyja palët?”, ka shkruar Serwer.

Të Ngjajshme

Lajçi: Albin, mos i mbulo femrat me shamia, harroje Dudën që fryhet me botoks!

admin

Sot janë bërë 24 vjet, prej kur Adem Demaçi, mori detyrën e përfaqësuesit politik të UÇK-së

admin

Imazhet satelitore shfaqin dëme të mëdha në bazën ajrore në Krime

admin

Leave a Comment