August 11, 2022
Portali Shprehja

Sezon i ri, Bayern i vjetër! Luan tenis ndaj Frankfurt, por skenën e Mane e vjedh talenti i madh gjerman

Bayern Munich i ka dhene start sezonit te ri te Bundesliga-s 2022-2023 dhe e ka bere duke luajtur tenis me Frankfurt.  Sezoni i ri i Bundesliga-s ka nisur sonte me kampionët në fuqi, Bayern Munich, dhe fituesit e Europa League të sezonit të shkuar, Frankfurt. Në fushën e këtyre të fundit, djemtë e Nagelsmann nisin mbrojtjen e titullit…

Nje fitore e thelle e arritur 6-1 ne nje fushe aspak te lehte. Automatizma perfekte per bavarezet dhe sidomos shume potencial perpara ne sulm… Dhe, si mund të niste ndryshe? Pjesa e pare eshte mbyllur me rezultatin tenistik 0-5!

Me dy gola brenda 11 minutash, në fakt në harkun kohor të 6 minutash, nga minuta e 5-të dhe deri te e 11-të, kur Pavard ka shënuar golin e dytë,pas një rrëmuje në zonë dhe me një diagonale të fortë.

Përpara tij, goli i parë i Bundesligas 2022-2023 është shënuar nga Kimmich, që me një goditje dënimi nga thuajse 40 metra ka befasuar me goditje kros portierin e Frankfurt në shtyllën e parë, pasi e kishte edhe rrezen e penguar nga disa lojtarë dhe tymueset e hedhura…

Por, sikur te mos mjaftonin dy gola, ka ardhur edhe goli i pare ne Bundesliga per Sadio Mane! Sulmuesi i blere te Liverpool kete merkato vere ka lene menjehere gjurme duke trefishuar shifrat me koke pas nje krosimi te bukur nga krahu.

Disa minuta me pas eshte radha e Musiala! Talenti i Bayern ka katerfishuar shifrat per kampionet e Gjermanise! Mane ndermerr inkursion, me pas pason per Muller qe mer krahun dhe kthen ne qender ku Musiala e ka te lehte te depozitoje…

Minuten e 43 ka qene Gnabry ai qe ka rrumbullakosur shifrat ne 0-5 per pjesen e pare. Pavarësisht ndeshjes positive deri më tani, Muller ka humbur një rast me portën e boshatisur.

MUSIALA GOLI I DYTE

Gnabry ka marrë përpara fushën duke qenë i vetëm përballë portës dhe ka asistuar për Muller i cili gjendej totalisht me portën e boshatisur. Muller ka goditur shtyllën vetëm pak centimetra largë portës, duke u bërë padyshim protagonist për keq në rrjetet sociale. Ne pjesen e dyte Musiala shenoi dopieten personale, ndersa Frankfurt shenoi golin e nderit me Muani.

.

Të Ngjajshme

“Benzema meriton Topin e Artë”, Courtois: Ja çfarë do të bëj po nuk e fitoi

admin

Interi mer vendim drastik mbi sponsorin!

admin

“Ul rrogën k*urvë!” Tifozët e Barcelona-s i bëjnë pritë De Jongut (PAMJET)

admin

Leave a Comment