May 12, 2021
Portali Shprehja

Shahpaska: Gjendja me koronavirusin në Çerdhet e vendit është stabile

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska deklaroi sot se gjendja me koronavirusin në Çerdhet e vendit është stabile. Ndërkohë që nuk bëri publik numrin e edukatorëve dhe përkëdhelësve të vaksinuar deri tani. Sipas Shahpaskës shifrën e këtillë duhet kërkuar në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Numri e saktë të të vaksinuarve e ka ministria e Shëndetësisë, ne si ministri për Punë dhe Politikë Sociale përmes shkresës i dërguam listat se cili nga edukatorët dhe përkëdhelësit janë paraqitur për tu vaksinuar. Do të thotë numrin konkret nuk mund tua them , atë do ta merrni në Ministrinë e Shëndetësisë. Megjithatë treguesit, ja me datën e sotme, në Komunën e Kisella Vodës, nuk ka asnjë edukator të infektuar, as edhe një fëmijë të infektuar, kjo flet se me respektimin e protokolleve dhe rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) gjendja në Çerdhe mund të mbahet stabile”, tha Shahpska.

.

Të Ngjajshme

Strugë-Qafëthanë, Nikollovski pa përgjigje për rindërtimin e rrugës

admin

Komitet për bashkëpunim ekonomik mes RMV-së dhe Greqisë

admin

Qytetarët: Veprimi i Artan Grubit, për pikë politike!

admin

Leave a Comment