December 5, 2020
Portali Shprehja

Shajder për Alsat: Bullgaria po luan me kartë nacionaliste

Eurodeputeti Shajder e vlerëson si absurd kontestin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Nëse bullgarishtja dhe maqedonishtja janë gjuhë aq të afërta, kjo është më e mira për të gjithë, sepse njerëzit mund të kuptohen derisa flasin në gjuhët e tyre amë. Ky nuk është problem! Përkundrazi është përparësi për Ballkanin Perëndimor!”-tha Andreas Shajder, eurodeputet.

Ai thotë se PE-ja me këmbëngulje e kërkon fillimin e negociatave me Shkupin. Pret nga Sofja që sa më parë ta kuptojë se vetoja nuk i sjell përfitim askujt. Përmes Alsat, Shajder ua rikujton liderëve të rajonit me histori të brishtë, se nacionalizmin e tepërt e kishin paguar me shumë gjak në vitet e 90-ta dhe se tani është koha për të ndërtuar të ardhmen e përbashkët.

Jam 100% i bindur se zgjerimi duhet të vazhdojë. Zgjerimi nënkupton negociata të vështira, shumë reforma në Sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, investim në infrastrukturë, energji, arsim, ekonomi. Do të jetë një proces i vështirë, por na duhet ta fillojmë. Nuk mund të lejojmë t’i vuajmë pasojat sepse një fqinj vendos veto për shkak se ka zgjedhje dhe po e luan këtë kartë nacionaliste. Kjo nuk është korrekte! Kjo nuk është frymë evropiane! Ne duhet të jemi shumë strikt dhe të themi se nuk e pranojmë këtë lloj bllokimi”-pohoi Andreas Shajder, eurodeputet.

Njohësi i zhvillimeve në Ballkan, Florian Biber thotë se pasojat e vetos bullgare pos RMV-së do t’i vuajë rajoni dhe vet BE-ja. Sipas tij, procesi i zgjerimit është bërë i paparashikueshëm, që do të thotë se në të ardhmen cilido shtet anëtar mund ta bllokojë një shtet kandidat, për cilëndo arsye.

Nuk mund të jemi të sigurtë nëse Kroacia do t’i vë veto Serbisë ose Malit të Zi, Hungaria a cilido shtet tjetër anëtar për cilëndo arsye. Qeveria kundër-zgjerimit e Holandës mund të thotë “Stop”. Mesazhi po e minon idenë se zgjerimi bazohet në meritat e një shteti. Kjo është “Kokëdhimbje e vërtetë” për BE-në. Shtetet e mëdha anëtare duhet të zgjohen, të kuptojnë se kjo nuk do të rregullohet vetvetiu. Edhe po të ketë dritë jeshile për RMV-në muajin e ardhshëm, nuk do t’i jep fund problemit, vetëm do ta shtyjë. Druaj se do të shohim abuzim tjetër në të ardhme të afërt!”-tha Florian Bieber, profesor.

Që t’ia hapë rrugën drejt BE-së, Sofja e kushtëzon Shkupin me respektimin e formulimit të gjuhës në përputhje me Marrëveshjen e vitit 2017, udhërrëfyes me afate të sakta për zbatimin e marrëveshjes dhe tekst të qartë se nuk njihet pakica maqedonase në Bullgari.

Anesa Salihu

The post Shajder për Alsat: Bullgaria po luan me kartë nacionaliste appeared first on Alsat.

Të Ngjajshme

Sela: Nëpërmjet kontestit me Bullgarinë qëndrojnë edhe gjera të tjera

admin

Sela: Ndryshime në Rregulloren për punë ne Kuvendit shndërrojnë deputetin në makineri votimi

admin

Sela: Mazhoranca e ka për detyrë të sigurojë shumicën, ne do të mbështesim ligjet që janë në favor të qytetarëve

admin

Leave a Comment