August 11, 2022
Portali Shprehja

Shaqiri: Respektojmë kundërshtarin, por ne kërkojmë rezultat pozitiv

Në prag të përballjes me AIK-un e Stokholmit, trajneri i KF Shkëndija, Artim Shaqiri u shfaq optimist se skuadra tetovare do të jap maksimumin për një rezultat pozitiv, normalisht duke respektuar deri në maksimum kundërshtarin, njofton Alsat.mk. Shaqiri beson se ekipi do të jap maksimumin, posaqërisht me faktin se “Ballistët” bëjnë një rrugë të gjatë për të qenë në stadiumin “Friends Arena”, aty do të zvillohet sfida AIK – Shkëndija, të enjtën, në orën 19.00.

“Ndeshja me AIK-un është ndryshe nga ato dy ndeshjet e para, Kunërshtari duhet të vlerësohet deri në maksimum, por siç kam thënë më herët, se edhe pse AIK -u është favorit, ashtu është në letër. Kur të futemi brenda në fushë, nuk respektojmë askënd përveç veten tonë. Kemi ardhur këtu që të luajmë një lojë të bukur dhe të marrim rezultat pozitiv nga kjo ndeshje. Normal që të nderojmë tifozët të cilët do të jenë të pranishën në stadium, pasi që “Ballistët” bëjnë një rrugë të gjatë për të përkrahur ekipin,” tha mes tjerash Shaqiri.

.

Të Ngjajshme

Joveski: Procedime të paligjshme nuk do të tolerojë

admin

Gjendet një trup i pajetë në hekurudhën e Shkupit

Arrestohet një 28-vjeçar në Shkup

Leave a Comment