October 2, 2022
Portali Shprehja

Sharri, Park Nacional vetëm në letër! Ndërmarrja për menaxhim ka vetëm një të punësuar, drejtorin!

Mali Sharr është shpallur park nacional. Për këtë madje është formuar edhe një ndërmarrje për menaxhim, por deri më tani ndërmarrja ekziston vetëm në letër, sepse nisja me punë nuk është askund! Ndërkohë prerja e drurëve, sidomos në pjesën e Gostivarit, ndërtimet e egra në zonën e Kodrës së Diellit, janë disa nga shkatërruesit e parkut nacional. Ministrit i Mjedisit, Naser Nuredini, e pranon se ka vonesë, por sipas tij kryesorja është që parku nacional është realitet dhe situata po merret nën kontroll.

“Menaxhimi i pyjeve është nën institucionin e parkut kombëtar, ndërmarrja për të cilën ju flisni nuk ka kompetenca më aty, prerja jolegale normalisht gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet jolegale, por ideja e parkut kombëtar është që të rregullohen edhe menaxhimi i pyjeve në parkun kombëtar. Drejtoria i ka në dorë deri sa të kalojë plani për menaxhimin e Malit Sharr pastaj do kemi plan edhe për mirëmbajtjen e pyjeve në parkun kombëtar. Është caktuar zyrat e ndërmarrjes do të jenë në Tetovë, ku ka qenë më para qendra e gondolës për në Kodrën e Diellit dhe së shpejti zyrat do të hapen”, pohoi Naser Nuredini, ministër i Ekologjisë.

Ndërmarrja për menaxhimin e parkut Nacional Mali Sharr është krijuar para një viti, ndërsa i vetmi i punësuar në të është drejtori Ibrahim Dehari, i cili pret që brenda këtij viti të ketë bëhen 15 punësime të reja, nga të cilat 5 do të jenë me kontratë.

“Për momentin jam vetëm unë. Pritet që për këtë vit të punësohen edhe 10 të rregullt edhe pesë me kontrata, për vitin tjetër edhe 15 të tjerë”, tha Ibrahim Dehari, drejtori i NPKMSH.

Nga ana tjetër, ministri Nuredini thotë se së shpejti do të dalin edhe me një emër për investonin e ri në Kodrën e Diellit.

“Jemi në bisedime me një investitor potencial i cili dëshiron ta zhvillojë Kodrën e Diellit për ski dhe turizëm, por kur do kemi një ofertë serioze, propozim serioz do ta prezantojmë”, theksoi Naser Nuredini, ministër i Ekologjisë.

Ka një vit që Mali Sharr është shpallur park kombëtar dhe ka themeluar ndërmarrje që të menaxhojë me të, por deri më tani nuk është parë asnjë aktivitetet në terren dhe ndërmarrja akoma nuk ka zyra edhe të punësuar./TV21

Të Ngjajshme

Gjendet trupi i 22 vjeçarit nga Kumanova

Shqipëri/ Energji në kohë krize nga termocentrale lundruese

LSDM: Nëse Mickoski është i sinqertë, le t’i japë fund bllokadës në Kuvend

admin

Leave a Comment