August 11, 2022
Portali Shprehja

SHBA ashpërson politikat ndaj Rusisë

Senati amerikan miratoi njëzëri një rezolutë që i bën thirrje Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Antony Blinken të shpallë Rusinë një shtet që sponsorizon terrorizmin për veprimet në Çeçeni, Gjeorgji, Siri dhe Ukrainë që çuan në vdekjen e burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm. “Forcat e armatosura të Federatës Ruse kanë kryer krime kundër civilëve të pafajshëm dhe janë përpjekur të mbulojnë mizoritë e tyre me varre masive në të gjithë Ukrainën”, thuhet në projektligjin e Senatit. Një masë e ngjashme ka kaluar edhe në Dhomën e Përfaqësuesve, ku kryetarja Nancy Pelosi pritet të jetë një mbështetëse e fortë e miratimit të saj. Megjithatë, kompetenca për të caktuar një shtet terrorist i takon Departamentit të Shtetit./Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Gjobiten 187 shoferë në Shkup, 69 për vozitje të shpejtë

Në Tabanoc dhe Bogorodicë për dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta

Karantinë dhe izolim, KSI me rekomandime për rastet me linë e majmunit në Maqedoni

admin

Leave a Comment