December 7, 2022
Portali Shprehja

SHBA do të blejë armë për Ukrainën nga Koreja e Jugut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të blejnë predha artilerie të destinuara për në Ukrainë nga Koreja e Jugut.

Kjo është bërë e ditur nga zyrtarët amerikanë për Ëall Street Journal.

Mediat raportojnë se ky është një fakt i paprecedentë, një shenjë e vështirësisë së Uashingtonit në gjetjen e armëve për të ndihmuar Kievin në luftën kundër Rusisë. Sipas burimeve, SHBA do të blejë 100,000 fishekë 155 mm, të mjaftueshme për të furnizuar trupat ukrainase për disa javë.

Armët e blera nga Koreja e Jugut do t’i lejojnë Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të ndihmojnë Ukrainën pa tërhequr edhe më shumë nga rezervat e veta të armëve.

Vetëm pak orë më parë, administrata Biden njoftoi një paketë të re prej 400 milionë dollarësh dhe që nga fillimi i pushtimit rus shkurtin e kaluar, ajo ka dërguar 18 miliardë dollarë ndihmë ushtarake. Gushtin e kaluar, niveli i rezervave të predhave të artilerisë 155 mm kishte rënë në nivele që “shqetësuan” Pentagonin, shtojnë burimet.

Marrëveshja me Seulin u arrit në fillim të nëntorit nga ministri i Mbrojtjes së Koresë së Jugut, Lee Jong-sup dhe sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin.

.

Të Ngjajshme

Qytetet me më së paku stres në botë

Buxheti 2023, Koleva: 800 milionë euro për investime kapitale

Fazliu: Buxheti 2023 bazohet në katër shtylla kryesore, përfshi edhe integrimin e vendit

Leave a Comment