December 5, 2022
Portali Shprehja

SHBA-ja e zhgënjyer me dështimin e bisedimeve Kosovë – Serbi, kërkon 48 orë kohë për diskutime

Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera që Kosova dhe Serbia nuk arritën të pajtohen për një zgjidhje të mosmarrëveshjeve për targat e makinave që përdoren nga pakica serbe në Kosovë, tha në një deklaratë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price.

Ndërsa ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier tha se “kemi kërkuar nga qeveria e Kosovës që të shtyjë për 48 orë vendosjen e gjobave për t’u lejuar Bashkimi Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të angazhohen më tej me palët për të gjetur një zgjidhje”.

Zëdhënësi Price tha ndërkaq se si kryeministri i Kosovës Albin Kurti ashtu edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç “do të duhet të bëjnë lëshime për të siguruar që të mos rrezikohen dekada të paqes së fituar me vështirësi në një rajon të brishtë,” tha zoti Price.

Të Ngjajshme

Analistja Avdiu merr lëvdata në Serbi, pasi që veprimin e Xhakës e quajti “akt rrugaçi”

admin

Kafja turke, në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s

admin

Pendarovski: Riaktivizimi i Procesit të Berlinit, një lajm i shkëlqyer

admin

Leave a Comment