June 23, 2021
Portali Shprehja

SHBA: Mbështesim hapjen e negociatave me BE-në

Shtetet e Bashkuara mbështesin çeljen e bisedimeve të anëtarësimit në BE, me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pa vonesë, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, Ned Prajs. “Ne jemi duke u angazhuar në nivelet më të larta të Qeverisë, për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugën evropiane të vendeve aspirante,” shkroi në Tviter Prajs. Disa ditë më parë, Presidenti i SH.B.A.-ve lëshoi një urdhër të ri ekzekutiv për konfiskimin e pasurisë dhe ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të personave që përbëjnë kërcënim për sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Me vendimin e fundit të Bajdenit zgjerohet fusha e sanksioneve ndaj atyre individëve ose entiteteve, që kërcënojnë Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen Kornizë të Ohrit.

 

 

.

Të Ngjajshme

Dasmat dhe ahengjet tjera në ambiente të mbyllura, Bekteshi: Kjo nuk varet vetëm nga Ministria  e Ekonomisë

admin

Filipçe: Po përgatiten protokolle që nxënësit në shtator të kthehen në shkollë

admin

Rama: Për shqiptarët dielli lind aty ku perëndon

admin

Leave a Comment