August 16, 2022
Portali Shprehja

SHBA shpall gjendje të jashtëzakonshme shëndetësore shkaku i lisë së majmunit

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden shpalli gjendjen emergjente shëndetësore për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me linë e majmunit.

Deklarata i lejon qeverisë federale të përforcojë përgjigjen e saj ndaj virusit pa barrierat e zakonshme rregullative.

“Dua t’iu njoftojë se sot kemi shpallur gjendjen e jashtëzakonshme të shëndetit publik”, tha sekretari i Departamentit amerikan të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Xavier Becerra.

“Ne jemi të përgatitur të çojmë përgjigjen tonë në nivelin tjetër në adresimin e këtij virusi. Ne i bëjmë thirrje çdo amerikani të marrë seriozisht linë e majmunëve dhe të marrë përgjegjësinë dhe të na ndihmojë të trajtojmë këtë virus”, vazhdoi ai.

SHBA-ja ka raportuar më shumë se 6,000 raste të virusit, të cilat shkaktojnë ethe, dhimbje dhe gunga ose plagë në trup.

Ai përhapet përmes kontaktit lëkurë me lëkurë, dhe demografia kryesore e prekur deri më tani kanë qenë meshkujt homoseksualë dhe biseksualë.

Zyrtarët amerikanë kanë qenë nën vëzhgim për një përgjigje të ngadaltë ndaj shpërthimit në rritje, veçanërisht për shkak se vaksinat për virusin tashmë ekzistojnë.

.

Të Ngjajshme

Luboteni me vite të tëra pa ujë të pijshëm/ Banorët ende mbushin në çezmën e fshatit

admin

Presidenti i Shqipërisë sot nis vizitën dyditore në Kosovë

​ Në “Tabanoc” pritet rreth një orë, në “Bogorodicë”  30 minuta

Leave a Comment