March 21, 2023
Portali Shprehja

SHBA thirrje qytetarëve: Shmangni pushimet në Meksikë

Autoritetet në shtetin amerikan të Teksasit kanë këshilluar qytetarët amerikanë të mos udhëtojnë në Meksikë gjatë pushimeve të pranverës për arsye sigurie.

Departamenti i Sigurisë Publike në Teksas tha se dhuna e kartelit të drogës përfaqësonte një kërcënim të rëndësishëm për këdo që shkon atje. Kjo thirrje vjen pasi katër amerikanë u rrëmbyen pasi kaluan kufirin javën e kaluar. Dy prej tyre u vranë ndërsa dy u lanë të lirë. Tri gra amerikane që shkuan në Meksikë për të shitur rroba në një treg janë zhdukur prej më shumë se dy javësh.

“Bazuar në natyrën e paqëndrueshme të aktivitetit të kartelit dhe dhunës që po shohim atje, ne po u bëjmë thirrje individëve që të shmangin udhëtimin në Meksikë në këtë kohë”, tha drejtori i DPS, Steven McCraw.

.

Të Ngjajshme

Si të zgjidhni problemet e lidhjes Wi-Fi?

Leximi është i mirë për shëndetin tuaj e sidomos para gjumit, por a e dini pse?

Kjo do ju interesoj më shum duhanpirësve! 10 ushqimet që pastrojnë trupin nga nikotina

Leave a Comment