Deprecated: implode(): Passing glue string after array is deprecated. Swap the parameters in /var/www/vhosts/shprehja.com/httpdocs/wp-content/themes/pennews/inc/media.php on line 245
Shek Hallaçi publikon pamje të tmerrshme nga burgu i Idrizovës (Video) – Portali Shprehja
Deprecated: implode(): Passing glue string after array is deprecated. Swap the parameters in /var/www/vhosts/shprehja.com/httpdocs/wp-content/themes/pennews/inc/media.php on line 245

Deprecated: implode(): Passing glue string after array is deprecated. Swap the parameters in /var/www/vhosts/shprehja.com/httpdocs/wp-content/themes/pennews/inc/media.php on line 245
February 3, 2023
Portali Shprehja

Shek Hallaçi publikon pamje të tmerrshme nga burgu i Idrizovës (Video)

I burgosuri Shek Hallaçi nga grupi i njohur i Kumanovës ka shpërndarë në rrjetet sociale një video për gjendjen e mjerueshme në burgun e Idrizovës në Shkup.

Hallaçi ka përcjell edhe një porosi në adresë të institucioneve ndërkombëtare.

Ja postimi i tij:

“JUPREZANTOJ MAQEDONIN EVROPIANE NGA BURGU I IDRIZOVËS”

Ndonëse në çdo fushatë politike, çdo kush që vjen në krye të Drejtorisë së Burgut jep premtime të mëdha , situata në “Idrizovë” jo vetëm që nuk është përmirësuar, por sa vjenë e përkeqësohet !

Jeta brenda këtyre mureve nuk i plotëson as kushtet minimale! Të burgosurit janë të detyruar të qëndrojnë në një hapësirë të vogël 16 metra katrorë, deri në 16 persona, dhe më e keqja në 8 shtretër, që do të thotë se gjysma e tyre flenë në tokë !

Higjiena është e keqe, ka buburreca, insekte, nuk ka mundësi të ruhet higjiena personale. Kjo ndikon edhe në atmosferën e tensionuar në mes të dënuarve, dhe për këtë arsye shpesh ka dhe përleshje !

Për ushqimin mos të flasim, nuk ka kontrolle të pastërtisë, mbahet në kushte të mjerueshme, ku luajnë macet, pa asnjë vlerë ushqyese, jo cilësor, dhe i pamjaftueshëm . Të dënuarit varen plotësisht vetëm tek familja !

Kujdesi mjekësor pothuajse nuk ekziston ! Të burgosurit lihen pa kujdes mjekësor dhe barna, ndërsa dhe ata që arrijnë të mjekohen , ankohen për shërbimin e dobëta që marrin . Në këtë fushë problem dhe mungesa e dentistëve ose shërbimeve të tyre, nuk kanë mundësi të nxjerrin një dhëmb, nuk ka aparatura për mirëmbajtjen dhe mbushjen, nuk ka lëndë të parë për rregullimin e tyre etj… Ka pasur me dhjetëra raste vdekjesh, dhe askush nuk fol, apo nuk merr masa nga institucionet! Policia e burgjeve nuk është në gjendje të parandalojë rrahjet , dhe jo vetëm që nuk mundet, por bëhet dhe vetë pjesë e problemeve me sjelljen e papërshtatshme dhe degraduese nga personeli i saj, ndaj të burgosurve, duke nisur nga fyerjet deri në keqtrajtime fizike.
Çdo privilegj bëhet vetëm me të njohur dhe kundrejt shpërblimit . Korrupsioni është në kulmin e Zhvillimit . Ndërsa jeta e të burgosurve, në kulmin e mjerimit !

Me pak rreshta u mundova t’u sjellë një pasqyrë të gjendjes së Burgut të Idrizovës, nga Maqedonia e Veriut, në rrugën drejt Bashkimit Evropian !, duke shtuar se këtë porosi ia ndanë përfaqësive diplomatike të BE, SHBA dhe OSBE.

KLIKO LINKUN MË POSHTË:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02JRcKgAj9QeE7ZYqRgwFJPQZdsLDB5NKCBcawwyP1TcpVtAQcU5n3gZj2iBkpvAQCl&id=100068000583366&mibextid=Nif5oz

 

 

Të Ngjajshme

Premier Liga, shpenzimet 40% më të larta se rekordi i mëparshëm

Masat para 4 shkurtit dhe zhvillimet në sofje

“Llaskarca”, dëgjohen dëshmitë e ekspertëve

Leave a Comment