Shenja shprese në Itali: Ulet shkalla e numrit të vdekjes në pikën më të ulët javore

Numri i vdekjeve ditore nga koronavirusi në Itali ka rënë në pikën më të ulët në më shumë se një javë, derisa kreu i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, Silvio Brusaferro, tha se numri i vdekjeve dhe i të infektuarve “kishte filluar të binte.”

“Është një rezultat që duhet ta arrijmë ditë pas dite. Nëse kjo konfirmohet, na duhet të fillojmë që të mendojmë për fazën e dytë dhe të përmbajmë shpërndarjen e kësaj sëmundjeje,” tha Brusaferro.

Të dielen Italia regjistroi 525 vdekje, duke e çuar numrin e plotë në 15 mijë e 887, përcjell Periskopi nga NBC.

Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranca njoftoi për një plan reaguar për “fazën e dytë”, i cili mund të zbuste restriksionet e karantinave por megjithatë të mbante masat e distancimit social.

Pavarësisht lajmeve pozitive, Speranza paralajmëroi se ishte tepër herët për ta ditur nëse vendi do ta hiqte karantinën, duke i thënë të përditshmes La Repubblica se “do të kishte muaj të tjerë të vështirë përpara.” /Periskopi

Shpërndaje në:
loading...

Të ngjajshme

Agon Kamberi: Kriza e pandemisë ka potencial të shndërrohet në krizë të rëndë ekonomike

shprehja

Izolimit 4 ditor i paraprin një rrëmujë e vërtet në kryeqytet

shprehja

​Numër rekord të huajsh në Gjermani

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë