May 28, 2022
Portali Shprehja

Shënohet dita e lirisë së mediave

Gazetar: Evi Shkopi

Tact Watches

3 Maji dita ndërkombëtare e Lirisë së Mediave i gjen gazetarët në Maqedonisë e Veriut shumë pak të mbrojtur. Punonjësit e mediave  gjatë realizimit të punës së tyre në terren përballen me kërcënime verbale dhe fizike. Nga të punësuarit në media, janë gazetarët ato që më së shumti sulmohen.  Presidenti Pendarovski u bëri thirrje institucioneve përkatëse që të reagojnë në kohë për sulmet ndaj gazetarëve dhe të punësuarve në media dhe t’u jepet gazetarëve mbështetje sistemore, shkruan Alsat

“I mbështes propozimet për ndryshim të Kodit Penal të iniciuara nga SHGM dhe Sindikata, ku propozohet që sulmet ndaj gazetarëve dhe të punësuarve në media të trajtohen si vepra penale që do të cilësohen si sulm ndaj personave zyrtarë ku parashikohen edhe gjoba më të larta për sulmuesin. Me këtë do të mundësojmë mbrojtje më të madhe për gazetarët dhe të punësuarit në media dhe për çrrënjosjen e mosndëshkimit që për fat të keq ende mbështetet në disa segmente të shoqërisë”, tha Stevo Pendarovski- president i R.Maqedonisë së Veriut

Nga Këshilli i Etikës në Media thonë se kur bëhet fjalë për ligje të rëndësishme për politikën, partitë gjejnë konsensus pa humbur kohë.

“Shohim se për ligje  që janë të rëndësishme për ata  gjejnë konsensus, nëse bëhet fjalë për financim të partive, aty s’ka asnjë problem që ai ligj të kalojë ne Kuvend. Megjithatë kur  bëhet fjalë për ligj që ka të bëjë me gazetarët që po e presim tashmë 4 vite, atëherë nuk ka konsensus politik”, tha Katerina Sinadinovska- kryetare e Këshillit për Etikë në Media.

Në Vilën Vodno ku u hap edhe ekspozita “ Fotografoje zërin tënd”, e cila ka në fokus vështirësitë me të cilat përballen gazetarët dhe punonjëset femra në mediat në vend gjatë realizimit të punës. Sipas raportit të Organizatës Reporterët Pa kufij Maqedonia e Veriut radhitet në vendin e 57 nga 180 shtete sa I përket lirisë së mediave, që është një përmirësim për 33 vende. Shteti norvegjez qëndron në majë të kësaj renditje sa i përket lirisë së mediave. /Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Borislavova: Do ta mbrojmë interesin bullgar deri në fund, çështja me Maqedoninë duhet diskutuar më konkretisht

admin

”Levica”: Inspektime për flamurin shqiptar në stadiume dhe përmendoren e Xhemë Gostivarit

admin

Arrestohen dy shpërndarës të drogës në Shkup

admin

Leave a Comment