May 12, 2021
Portali Shprehja

Sherifi pyet Gashin: A ka alternativ tjetër që shqiptarët të mos mbeten pa shtetësi

Opinionisti Isak Sherifi  në “Rruga drejt…” pyet kreun e Aletrnativës, Afrim Gashi se a kanë shqiptarët alternativë tjetër sa i përket çështjes së regjistrimit, në rast se këta qytetarë nuk arrijnë t’i përmbushin kushtet e theksuara më herët gjatë emisionit.

“Cilën rrugë tjetër duhet ndjekur shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut që asnjë shqiptarë të mos mbetet pa shtetësi?”.  Gashi me përgjigje:

Ne jemi parti politike parlamentare, në koalicion edhe me ASH-në dhe po mundohemi që përmes mekanizmave demokratik të gjejmë zgjidhje. Natyrisht për shkak se rezistuam dhe e ngritëm këtë çështje nga pozicioni i opozitës njëherë hasëm në vesh të shurdhër. Ne kemi propozuar ligjin që nga nëntori i vitit 2020 dhe për herë të parë jemi takuar në mars. Do të thotë qeveria aktuale deshi ta heshtë këtë punë dhe ne shfrytëzuam një mekanizëm jo të mirë shumë, demokratik me bllokim të parlamentit të çdo ligji që vinte në procedurë për t’ju dëshmuar shumicë se kjo çështje është shumë emergjente. Nuk guxojmë të lejojmë një qytetarë të mos ketë shtetësi. Dhe i detyruam të vijnë të ulen në tavolinë e të bisedojmë e të gjejmë zgjidhje. Unë jam optimist se do të gjejmë zgjidhje”, deklaroi Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.

.

Të Ngjajshme

Strugë-Qafëthanë, Nikollovski pa përgjigje për rindërtimin e rrugës

admin

Komitet për bashkëpunim ekonomik mes RMV-së dhe Greqisë

admin

Qytetarët: Veprimi i Artan Grubit, për pikë politike!

admin

Leave a Comment