February 2, 2023
Portali Shprehja

Sherr masiv në objektin ndërtimor në Shkup | Punëtorët turq sulmojnë me sende të forta punëtorët shkupjanë

Nuk kanë shkuar siç duhet punimet në një objekt ndërtimor në Shkup. Mosmarrëveshjet mes punëtorëve nga vende të ndryshme, kanë përfunduar me sherr masiv e përdorim të sendeve të forta e mjeteve të punës. Ngjarjen e kanë denoncuar në polici d punëtorë nga rrethina e Shkupit, sipas të cilëve 4 punonjës nga Turqia i kanë sulmuar me sende të forta, përcjell Klan Maqedoni.

Rasti po hetohet nga policia. Katër punëtorët turq janë ndaluar në stacionin policor.

“Më datë 11.01.2023 në ora 17:30 në zonën e Qendrës nga SPB Shkup janë ndaluar M.K (33), J.K (19), A.K (42) dhe A.T (36), të gjithë nga Republika e Turqisë, pas një kallëzimi nga K.J (44) dhe J.J (22), të dy nga fshati Çiflik i Shkupit. Sipas denoncimit, rreth orës 11:00 para një objekti në ndërtim në zonën e Qendrës, derisa kanë qenë duke kryer punë ndërtimore, pas një keqkuptimi, janë sulmuar fizikisht me sende të forta nga të pandehurit të cilët gjithashtu po kryenin punime ndërtimore në objekt. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet një parashtresë përkatëse”, thonë nga MPB./KlanMacedonia

Të Ngjajshme

UNHCR: Maqedonia e Veriut deri tani ka pranuar 6 mijë refugjatë ukrainas

​Rusia po planifikon ofensivën e 24 shkurtit, thotë ministri ukrainas i mbrojtjes

Flori Mumajesi po i rikthehet muzikës, këtë e bën të ditur shoku i tij

Leave a Comment