June 27, 2022
Portali Shprehja

Sherri në tunel pas Real-PSG, skualifikohet Leonardo! Por Ceferin “mbron” mikun e tij Al-Khelaifi…

UEFA ka mbyllur këtë javë procedurat disiplinore të hapura ndaj PSG-së dhe Barcelonës për incidentet e ndodhura pas ndeshjes mes Real Madridit dhe skuadrës pariziene në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve dhe ndaj katalanasve në ndeshjen mes Barcelonës dhe Lyonit në Camp Nou në një ndeshje të Ligës së Kampionëve për femra.

Komisioni Disiplinor ka vendosur të dënojë me një ndeshje drejtorin sportiv të atëhershëm të PSG-së, Leonardo Araújo, për shkelje të rregullave disiplinore dhe sjelljes sportive, siç pasqyrohet në nenet 11, 12 dhe 15.

Tact Watches

Leonardo, i shoqëruar nga Nasser Al Khelaifi, zbriti në dhomat e zhveshjes sapo mbaroi ndeshja, duke qortuar gjyqtarët për veprimet e ndërmarra. Por, eshte e habitshme se si nuk eshte prekur aspak Al Khelaifi qe gjithashtu ishte aty…

Ndoshta, miqesia me Ceferin sjell edhe keto tolerime?! Fakti eshte se sapo Leonardo u shkarkua nga PSG nisen denimet dhe nuk ishte hera e pare qe kishte bere kete me PSG edhe ne te shkuaren por kurre skualifkime…

Dosja tjetër e hapur në lidhje me tokën spanjolle i referohej Barcelonës për ndeshjen që përballoi ekipin e saj të femrave kundër Lyonit për sjellje josportive. Rezoluta flet për një gjobë prej 10 mijë eurosh.

.

Të Ngjajshme

Norvegji | Portieri realizon eurogol me roveshatë! (Pamjet)

admin

ZYRTARE | Arsenali bën super transferimin. Detajet dhe motivi pse Arteta këmbënguli

admin

Takim sekret në Portugali nga Jorge Mendes për transferimin e Ronaldo-s! The Athletic zbulon prapaskenat

admin

Leave a Comment