January 31, 2023
Portali Shprehja

SHGM: Gazetarët u penguan të raportojnë për një ngjarje ku mori pjesë kryeministri Kovaçevski

Gjatë ngjarjes së sotme rreth fabrikës “Pekabesco” në Shkup, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, gazetarët Ljupçe Zllatev dhe Predrag Kukiq u penguan të marrin pjesë në ngjarje dhe t’i bëjnë pyetje kryeministrit, njoftojnë nga SHGM.

“Sipas informacioneve që kanë mbërritur në SHGM nga kolegët gazetarë të pranishëm në ngjarje, një person i punësuar në agjencinë private të sigurisë ROTE u ka kërkuar kredencialet gazetareske, të cilat sipas dëshmisë së gazetarëve ua kanë treguar dhe theksojnë se i kanë marrë ftesë nga qeveria për këtë ngjarje. Por sigurimi i ka penguar të hyjnë në ngjarje, për të kryer detyrën e tyre gazetareske.

“Pas reagimeve të kolegëve tanë gazetarë për këtë incident, SHGM do të paraqesë ankesë në Odën e Sigurisë Private të Republikës së Maqedonisë së Veriut për zbardhjen e këtij incidenti për agjencinë e sigurisë ROTE”, njoftojnë nga SHGM.

Duhet të dihet, thonë nga atje, se anëtarët e agjencive private të sigurimit në asnjë rast nuk duhet të kufizojnë punën e gazetarëve dhe punonjësve të mediave që raportojnë, sepse në këtë mënyrë u mohohet edhe e drejta e informimit të qytetarëve.

Të Ngjajshme

Pas kësaj ore bëni mirë të mos pini kafe

Këto ushqime duhen shmangur përpara se të shkoni në palestër

Ky është ushqimi më i keq për veshkat!

Leave a Comment