January 25, 2021
Portali Shprehja

Shilegov: “Deri të premten s’do të ketë asnjë mushkonjë”

Situata me mushkonjat tashmë është zbutur, thotë Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Ai pret që të premten, kur edhe të përfundojë spërkatja kundër mushkonjave të mëdha të marrin fund edhe vuajtjet e banorëve të Shkupit. Por, ndryshe nga shumica e qytetarëve, Shilegov thotë se nuk është pickuar nga një mushkonjë gjatë gjithë vitit.

“Sa herë që spërkatim, duhet ta kemi parasysh edhe shëndetin e njerëzve, sepse ju po spërkatni me kimikate dhe kjo është arsyeja pse duhet të jetë në përputhje me protokollet serioze dhe rekomandimet nga autoritetet shëndetësore. Shkupjanët vazhdimisht ankohen se i pickojnë mushkonjat. Dua t’ju pyes, a jeni pickuar nga mushkonjat? – Jo këtë vit. Unë jetoj në Taftalixhe dhe nuk kam dëgjuar që kemi problem, të paktën në lagjen ku jetoj”, deklaroi Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Të Ngjajshme

Zaev nuk mbështet propozimin e ASH-AAA: Shtetësia me 3 dëshmitarë është e pamundur

admin

Sulmi kibernetik në KSHZ, Prokuroria merr në pyetje dëshmitarët

admin

Ekspertët: Fyerjet dhe gjuha e urrejtjes në karnavalin e Vevçanit të nxitura nga politika

admin

Leave a Comment