November 29, 2021
Portali Shprehja

Shisha dhe jetë nate para ndeshjes vendimtare, Bosnja “masakron” Pjanic (VIDEO+FOTO)

Tifozët e kombëtares së futbollit të Bosnjë-Hercegovinës janë të zhgënjyer me paraqitjen e Miralem Pjanić-it ndaj Finlandës, të cilët e kanë “shpërblyer” me fishkëllima nga tribuna e Bilino Poljes!

Mirëpo, disa ditë pas disfatës që i la Dragonët pa shanse për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, në internet filluan të shfaqen foto dhe video të Pjanić-it që supozohet se po argëtohej para ndeshjes me Finlandën.

Tact Watches

Të mërkurën, tre ditë para ndeshjes në Bilino Polje, në Instagram është postuar fotografia e Pjanić nga një klub i Sarajevos.

Së shpejti filloi të qarkullonte një video që supozohej se ishte realizuar në të njëjtën ditë në orët e vona të natës dhe disa pretendojnë se videoja është bërë edhe një natë para ndeshjes.

Gjithashtu në internet po qarkullon një foto e Pjanić-it duke pirë nargjile. Data e asaj fotografie nuk dihet, por nga një vështrim në tuta duket se kjo është periudha kur Pjanić ishte në grumbullimin e kombëtares.

Shumë tifozë janë indinjuar nga paraqitjet e Pjanić së fundmi dhe nga një lojtar i preferuar i tifozëve, ai u shndërrua shumë shpejt në një lojtar që fishkëllehet nga tribuna.

Pjanic deri më tani ka luajtur 103 herë për kombëtaren e Bosnjë-Hercegovinës dhe ka shënuar 17 gola.

.

Të Ngjajshme

Shevchenko jep “ok”, futbollisti i Kosovës mund të transferohet falas në Serie A!

admin

Sarri nuk ka dyshime, shpërfill Milan dhe Inter para Napolit: “Më falni, por me atë që pashë sot ju them…”

admin

VIDEO | Ronaldo në stol, Keane dhe Carragher zihen 5 minuta në TV: “Nuk është ai që ishte dikur…”

admin

Leave a Comment