September 21, 2020
Portali Shprehja

Shiste shalqinj duke i vënë në Lamborghini, gjobitet tregtari

Sipas policisë, ai ishte një influencues iranian, i cili e kishte bërë këtë veprim për ta shpërndarë në rrjetet e tij sociale.

Policia vendosi ta gjobisë me 1,228 lira turke (165 dollarë), me argumentin se po përdorte makinën për qëllime të tjera, nga ato që kishte marrë leje.

Si masë ndëshkuese atij iu pezullua drejtimi i automjetit për 15 ditë.

Ai kishte nisur aktivitetin e “tregtisë” që prej datës 2 shtator, duke shitur shalqinj për 5 lira (60 cent).

Videoja e shpërndarë në rrjetet sociale u kthye në një mister për policinë, që më në fund ka arritur ta gjejë përmes numrit të regjistruar në provincën e Antalias.

Çmimi i një Lamborghini Aventador në Turqi shkon në rreth 5 milionë lira turke (600 mijë dollarë).

Të Ngjajshme

Microsoft do e përforcojë XboX duke e blerë ZeniMax Media-n për 7.5 miliardë dollarë

admin

Mark Zuckerberg dhe Facebook kanë një plan për ta ‘mbytur’ iPhone-in

admin

Kjo është makina më e gjatë në botë, është nën pronësinë e një sheiku

admin

Leave a Comment