December 3, 2022
Portali Shprehja

Shitet për 28.8 milionë$ diamanti rozë në formë dardhe

“Roza me fat”, diamanti më i madh në ngjyrë rozë, në formë dardhe, është shitur për shumën rekord të 28.8 milionë dollarëve, në një ankand të Christie’s, në Gjenevë të Zvicrës.

Diamanti, me peshë 18.18 karat, iu shit një koleksionuesi aziatik. Ekspertët e gurëve të çmuar kishin parashikuar më herët se diamanti do të shitej deri në 35 milionë dollarë, por Christie’s u shpreh e kënaqur edhe me 28.8 milionë dollarë.

Në vitin 2018, një tjetër diamant në ngjyrë rozë, “Trashëgimia rozë”, u shit po nga shtëpia e ankandeve Christie’s për 50 milionë dollarë, duke vendosur një rekord botëror, sidomos për gurët e çmuar me ngjyrë.

.

Të Ngjajshme

Tensione në fushë e në bankinë, Xhaka iu drejtohet në gjuhen shqipe

Zvicra fiton Serbinë dhe si e dyta në grupin G kalon në 1/8 e finales

Brazili humb nga Kameruni, por shkon tutje si lider i grupit

Leave a Comment