July 28, 2021
Portali Shprehja

Shiu i rrëmbyeshëm bllokoi Prishtinën (VIDEO) – Iliria News Agency

Disa komuna të Kosovës gjatë ditës së diel u përfshinë nga reshje të rrëmbyeshme të shiut, ku në disa vendbanime ka pasur edhe vërshime. Situata më e rënduar ka qenë në Prishtinë, ku shiu ka vërshuar disa rrugë, por edhe sheshin kryesor, duke pamundësuar dhe vështirësuar lëvizjen e qytetarëve, por edhe makinave, në disa zona.

Janë shkaktuar dëme edhe në rrugën B, pasi që uji i rrëmbyeshëm ka depërtuar në disa lokale dhe hyrje të banesave. Në një VIDEO të publikuar nga Halil Matoshi shihet se si punëtorët e lokaleve mundohen ta largojnë ujin që i ka hyrë brenda, derisa vërehet se është vështirësuar edhe qarkullimi i automjeteve në rrugë.

Kryetari Shpend Ahmeti ka thënë se kompanitë e mirëmbajtjes kanë dalë në terren dhe po punojnë në sanimin e dëmeve eventuale dhe në mbështetje të qytetarëve. “Sipas informatave që kemi nga terreni, në disa zona e lagje të qytetit ka vërshime në rrugë. Drejtoria e Shërbimeve Publike është kontaktuar edhe nga Forca e Sigurisë së Kosovës e cila është në gjendje gatishmërie për të mbështetur Komunën në rast nevoje.” Tani për tani situata është nën kontrollë dhe nuk ka vend për panik”, thuhet tutje në njoftimin e tij.

Sipas raportimeve të mediave kosovare, reshjet kanë dëmtuar trungje pemësh në qytetin e Gjakovës.

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se është duke përcjellë me vëmendje situatën në terren pas vërshimeve të fundit dhe ka ngritur nivelin e gatishmërisë.

Po ashtu është bërë e ditur se nuk ka kërkesa për ndihmë nga komunat, por gjithsesi Qeveria ka bërë të ditur se do u përgjigjet kërkesave të qytetarëve në rast nevoje.

Ky është njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Me vëmendje jemi duke e përcjellur situatën në terren dhe për këtë kemi ngritur nivelin e gatishmërisë së kapacitetit koordinues dhe reagues, me qëllim të reagimit ndaj situatës së krijuar nga të reshurat anë e mbanë Kosovës, konkretisht:

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME) ka njoftuar të gjithë akterët dhe njoftimi për ngritje të nivelit të gatishmërisë i është përcjellë të gjitha Komunave- Drejtorive përkatëse për Mbrojtje dhe Shpëtim, përmes sistemit të Qendrave Operative Emergjente 112, të cilat vazhdimisht po e monitorojnë gjendjen.

Është bërë njoftimi për gjendjen e personelit dhe paisjeve të ekipeve për pompim me kapacitet të lartë, kërkim shpëtimit në ujëra sipërfaqësorë dhe barrierave për mbrojtje të infrastrukturës kritike.

AME është duke e përcjellur gjendjen në vazhdimësi dhe është e gatshme për reagim me Njësitë Profesionale të Zjarrëfikësve dhe Shpëtimit në Komuna. Megjithatë, deri më tani, nuk ka pranuar ndonjë kërkesë nga komunat dhe nuk ka pranuar njoftime se është shpallur gjendje rreziku nga asnjë pjesë e territorit për nivelin qendror.

Përkundër faktit që deri më tash nuk ka kërkesa nga komunat, niveli qendror është në gjendje gatishmërie që tu përgjigjet kërkesave të qytetarëve. Për këtë, Ministria e Punëve të Brendshme do të koordinojë dhe bashkëpunojë edhe me FSK-në të cilët kanë mobilizuar ekipet e tyre për reagim, andaj, apelojmë tek komunat që të adresojnë kërkesat dhe nevojën për ndihmë dhe në të njejtën kohë apelojmë tek qytetarët, që për të evituar rreziqet të bashkëpunojnë duke ndërmarrë hapat si në vijim:

Informimin mund ta bëni në Qendrën Operative Emergjente, përmes numrit unik (integruar) emergjent – 112 (këtë numër emergjent – 112 mund ta thirrni dhe merrni, pa prefiks, nga cilido qoftë vend apo pozitë në Republikën e Kosovës).

Gjithashtu mund të thirrni edhe në këta numra:

• Njësinë më të afërt Profesionale te Zjarrfikës dhe Shpëtimit në numrin e telefonit 193,

• Policinë e Kosovës, në numër të telefonit 192,

• Ndihmën e shpejtë , në numër të telefonit 194.

Të Ngjajshme

Bill Gates dhe George Soros blejnë kompaninë që prodhon testet e koronavirusit – Iliria News Agency

admin

Trupat e viktimave të aksidentit në Kroaci arrijnë sot në Kosovë – Iliria News Agency

admin

Delta rikthen maskat në SHBA – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment