January 31, 2023
Portali Shprehja

Shkaktoi “tërmet” me deklaratat e bujshme, Dino Baggio nuk ndalet: Kemi marrë shumë stimulantë, na tregoni nëse ishin të rrezikshme

Tema? Substancat e ndaluara në futboll. E thënë ndryshe, dopingu. Deklaratat e Dino Baggio-s në televizionin privat venecian Tv7, në përgjigje të një pyetjeje për vdekjen e Gianluca Viallit, shkaktuan shumë diskutime: “Doping ka pasur gjithmonë, megjithatë gjëra të çuditshme nuk janë marrë kurrë. Por me kalimin e kohës duhet të shohim nëse disa suplemente janë të mira për ju apo jo”.

Aty ku Baggio thotë “doping” duhet të lexoni gjithsesi “anti-doping”, dhe kjo duket nga vazhdimi i deklaratës së tij: “Gjëra të çuditshme nuk janë marrë kurrë…” Megjithatë, fjalët e “Dinone” kanë një forcë përçarëse, e cila me ritmin e shpejtë të internetit dhe rrjeteve sociale ka krijuar një “uragan”. Për ta sqaruar, nuk ka metodë më të mirë se sa të telefononi personin në fjalë dhe ta bëni atë të shpjegojë saktësisht se çfarë synonte (dhe synon) me atë deklaratë. “Gazzetta” e bëri këtë, zhvilloi një intervistë me Dino Baggio.

Mirëmëngjes Dino. E patë “epideminë” pasi deklaruat se në futbollin e ditëve tuaja ka pasur gjithmonë doping?
Është faji im. Iu kërkoj falje të gjithëve. E kisha fjalën “anti-doping” dhe jo “doping”. Në fakt, shtova se nuk kemi marrë kurrë gjëra të çuditshme, sepse nuk ishte e mundur. Kishte shumë kontrolle, nuk bëhej shaka. Është një gabim që lind nga zakoni.

Pasi çështja e dopingut eliminohet si mundësi, thelbi i diskutimit mbetet. A mund të na e shpjegoni?
Arsyetimi im është rezultat i dhimbjes që mbaj brenda vetes për vdekjen e Viallit, të cilin e kam konsideruar gjithmonë mik dhe që më ka ndihmuar shumë. Kujtoj këtu Mihajlovic dhe djem të tjerë që, si unë, kanë luajtur futboll në vitet 90-të. Janë shumë që janë larguar të rinj nga kjo botë, mendoj se duhet të hetohen substancat farmakologjike të marra në ato periudha. Ndoshta nuk kanë lidhje me këtë, ndoshta diçka do të zbulohet…

Gjithmonë bëhej fjalë për substanca ligjore, apo jo?
Po, për suplementet në pjesën më të madhe. Imagjinoni sikur mjekët të na jepnin substanca dopingu: ne bënim kontrolle çdo tri ose katër ditë. Jo, thjesht do të doja të dija nga shkencëtarët nëse suplementet që merrnim, a mund të krijojë probleme në planin afatgjatë në trupin tonë.

Për çfarë suplementesh po flisni?
Të zakonshmet, ato që shiten edhe tani në farmaci. Substanca që ndihmojnë në rikuperimin fizik pas një sforcimi. Nga ana tjetër, nuk bënim dot pa to. Luanim 60-70 ndeshje në vit, mes ligës, kupa të ndryshme dhe ekipit kombëtar. Ritme shumë të larta, ndeshje të ngjeshura që nuk e lejonin trupin të rikuperohej me rregullsi. Të ndihmoje veten me suplemente ishte e natyrshme dhe e nevojshme. Tani, megjithatë, dua të di nëse këto suplemente mund të shkaktojnë dëme në afat të gjatë.

Nëse flisni për suplementet që shiten edhe sot nëpër farmaci…
Sigurisht, por një njeri normal merr një ose dy në javë, ndërsa ne merrnim një sasi të konsiderueshme çdo ditë. Ka pak ndryshim. Megjithatë, qëllimet e mia nuk përfshijnë polemika, e cila është gjithmonë sterile, por dëshira për dije.

Dhe çfarë kishte brenda atyre suplementeve?
Unë kurrë nuk e dija saktësisht. Sigurisht që jo substanca dopingu, sepse antidopingu nuk lejohej kurrë. Por ato ishin drogëra, të cilat janë gjëra të ndryshme nga substancat natyrore që përdoren ndoshta sot. Ato barna, të marra për një kohë të gjatë, a janë ende në trupin tim, në indet e mia? Kush e di? Uroj që dikush të më përgjigjet.

A ke frikë?
Jam i shqetësuar, e pranoj. Kaq shumë vdekje, njerëz që janë ende të rinj, nuk janë normale. Duhet të bëhet një hetim serioz.

Ju folët edhe për barin e fushave…
Po. A e dini aromën që kemi ndjerë kur kemi hyrë në fushë në vitet 90-të? Ishte një erë e mprehtë, ndonjëherë edhe e bezdisshme. Në atë kohë, për të mbajtur tokën në rregull, përdoreshin produkte që përmbanin substanca, të cilat sot nuk lejohet. Megjithatë, tani për fat gjithçka është ndryshe. Natyrisht, ato substanca që i kam marrë me frymë kanë ngecur në trupin tim. A do të më lëndojnë? A do të kem të drejte ta di apo jo?

Çfarë zgjidhje dëshironi?
Unë do të doja që shkenca të ishte në gjendje të jepte përgjigje për barnat që na janë administruar për t’u shëruar nga një dëmtim ose rifituar energjinë. Gjithashtu do të doja që e gjithë bota e futbollit të mësonte të vërtetën, e cila nevojitet domosdoshmërisht. Do të ishte një operacion transparence”.

Dino Baggio i tronditur, ngre dyshime mbi v*ekjen e Viallit: Gjithmonë ka pasur doping, edhe unë kam frikë

.

Të Ngjajshme

E BEFASISHME! Kaloi vizitat por te momenti i firmës Isco ndryshoi kushtet. Dështon transferimi në Bundesliga

admin

Orët e fundit “dramatike” | Chelsea-Benfica kanë ngecur te formula dhe jo paratë! Enzo Fernandez kryen vizitat mjekësore…

admin

Jorginho tek Arsenal, por tifozët nuk janë të kënaqur: “Me atë dhe Xhakën kemi…”

admin

Leave a Comment