June 3, 2023
Portali Shprehja

Shkarkohen Pioli dhe Maldini, në rast se nuk kapet “Top 4” në Seria A

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, katër ose pesë ndeshjet e ardhshme mund të jenë vendimtare për të ardhmen e Stefano Piolit dhe Paolo Maldinit në Milano. Ata mund të shkarkohen nëse klubi eliminohet nga Interi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe nuk futet në “Top 4”, në fund të sezonit në Serie A.

Në fund të qershorit 2022 u vazhduan kontratat me Maldinin dhe Piolin, duke iu besuar atyre ndërtimin e skuadrës. Megjithatë, kompania e investimeve “RedBird”, e cila zotëron AC Milan, është e zhgënjyer që asnjë nga lojtarët që iu bashkuan skuadrës verën e kaluar nuk ka pasur sukses.

Ata kanë ndjenjën se skuadra bëri një hap prapa dhe kjo çoi në humbjen e parave që “RedBird” investoi në klub. Pronarët besojnë se Pioli nuk përfiton maksimumin nga lojtarët.

Milani ka 1 fitore në 5 ndeshjet e fundit. Në Serinë A, skuadra ndodhet në vendin e 5-të, me 4 pikë prapa Lazios në vendin e katërt. “Kuqezinjtë” do të luajnë nesër, më 16 maj, ndeshjen e radhës kundër Interit në gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve.

.

Të Ngjajshme

Messi vendos për të ardhmen, tregon se a do të largohet nga PSG

Si të mos shtojmë peshë kur e lëmë duhanin?!

Zelensky: Ukraina është gati të nisë kundërsulmin

Leave a Comment