June 18, 2021
Portali Shprehja

Shkarkohet bordi i AKP-së, LVV me duartrokitje

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar raportin vjetor të punës së Agjencinë Kosovare të Privatizimit për vitin 2020.

Për miratimin e raportit vjetor të AKP-së votuan vetëm tre deputetë, teksa kundër ishin 64 deputetë.

Në ndërkohë në Kuvendin e Kosovës është votuar edhe për shkarkimin e bordit të kësaj agjencie.

65 deputetë kanë votuar për shkarkimin e bordit të kësaj agjencie, 2 kundër dhe asnjë abstenim.
Sipas rekomandimit të Komisionit për Ekonomi, Ndërmarrësi dhe Tregti, qeveria tani duhet që të sjell emrat e rinj të bordit të AKP-së.

Kundër shkarkimit të bordit të kësaj agjencie ishin partitë opozitare, LDK, AAK dhe PDK.

Përndryshe në programin qeverisës parashihet mbyllja e kësaj agjencie dhe krijimin e fondit sovran. /Express/

Të Ngjajshme

Ja pse Holanda votoi pro nisjes së negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë – Iliria News Agency

admin

Takimi i Vjosës me Erdogan in – Iliria News Agency

admin

Mbi 4 milionë vdekje nga COVID-19 në botë – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment