May 28, 2022
Portali Shprehja

Shkarkohet drejtoresha e gjimnazit të Tetovës

Komuna e Tetovës ka kumtuar se duke u bazuar ne Raportin e Revizionit Komuna e Tetovës, duke pasur parasysh nenin 93 te Ligjit për arsim te mesëm është e obliguare që këtë raport ta dorëzojë Këshillit të shkollës së mesme të gjimnazit “Kiril Pejcinoviq”,

si organ më i lartë në atë institucion që ta shqyrtoje Raportin e Revizionit Sipas raportit në fjalë gjatë procedurave janë konstatuar shkelje të shumta financiare që kanë dëmtuar buxhetin e shkollës dhe kanë penguar mbarëvajtjen normale të procesit edukativo arsimor.

Tact Watches

Këshilli i shkollës ka te drejte Ligjore që urgjentisht të thirr mbledhje i cili ka shqyrtuar raportin e revizionit dhe pas konstatimit për shkelje të shumta ka të drejtë të propozojë shkarkimin e drejtorit dhe për këtë e njofton kryetarin e Komunës së Tetovës.

Pas arritjes se propozimit te Këshillit të Gjimnazit me NR 03-201/1 të datës 11.05.2022 kryetari veproi në bazë të dispozitave ligjore, që për bazë ka propozimin e këshillit të shkollës

Gjithashtu përmes avokatit, komuna ka iniciuar procedurë për të konstatuar shkeljet ligjore që janë bërë nga drejtoresha.

Të Ngjajshme

”Levica”: Inspektime për flamurin shqiptar në stadiume dhe përmendoren e Xhemë Gostivarit

admin

Arrestohen dy shpërndarës të drogës në Shkup

admin

LSDM: Gjashtë nga shtatë të dyshuarit në “Parcela kriminale” janë në lidhje me VMRO-DPMNE-në dhe Mickoskin

admin

Leave a Comment