Shkencëtarët krijojnë arin plastik

Ari i tyre peshon pesë deri në 10 herë më pak se ari tradicional 18 karat dhe mund të përdoret për të zbukuruar bizhuteri që do të ruanin vlerën e tij, por do të ishin dukshëm më të lehta.

Ndërsa përzierja klasike e arit 18 karatësh është e përbërë nga tre të katërtat e arit dhe një të katërtën e bakrit, ari i ri është bërë me fije proteine dhe polimere të lateksit për të krijuar një matricë që mbyll disqet e hollë të nanokristalëve të arit. Tingëllon e komplikuar? Mund të themi lehtësisht se ata krijuan arin nga plastika.

Sipas njërit prej profesorëve të përfshirë në prodhim, Rafaele Mezenga, ari i ri ka të gjitha tiparet e plastikës dhe arit. Është i lehtë, nëse bie në një sipërfaqe të fortë tingëllon si plastikë, por shkëlqen si ari dhe mund të përpunohet si ar klasik.

Shkencëtarët madje kanë zbuluar se si të ndryshojnë përbërjen e arit për të rregulluar forcën e materialit. Kështu që ata mund të krijojnë çdo lloj ari, madje edhe me ngjyra të ndryshme, transmeton KosovaPress.

Mezenga thekson se ari plastik mund të përdoret për bizhuteri, por edhe në pajisjet elektronike siç janë telefonat inteligjentë ose televizorët.

Shkencëtarët kanë patentuar tashmë arin e tyre plastik dhe tërë procesin e fabrikimit, kështu që ne mund të shohim arin plastik në përdorim praktik në të ardhmen.

Të ngjajshme

Prifti “përbindësh”, po arrin të ngritë avionë, kamionë e shtëpi

shprehja

Fëmija vrapon jashtë katit të katërt, pa kurrfarë sigurie

shprehja

Fotografitë që vetëm personat që kanë lindur në të 90′-at mund t’i kuptojnë

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë